Zvicër, çdo shtetas i papunë ose jo mund të marrë 2300 në muaj

Zvicër, çdo shtetas i papunë ose jo mund të marrë 2300 në muaj

 Për gjashtë muaj shtetasit zviceran duhet të dalin në referendum dhe të votojnë nëse e mbështesin propozimin e bërë nga qeveria që edhe të punësuarit edhe të papunët të marrin nga shteti të ardhura mujore fikse prej 2500 frangash (2300 eurosh) për të rriturit, ndërsa të pensionuarit dhe fëmijët rreth 2000 euro.

Kjo bëhet për arsyen e thjeshtë që njerëzit t’ia përkushtojnë shumicën e kohës që kanë në dispozicion gjërave që vërtet u interesojnë, dhe jo të mendojnë pa mbarim për vendin e punës dhe si t’i përmbushin nevojat kryesore financiare dhe ato për ushqim.

Që kjo të realizohet, shteti duhet të rrisë të ardhurat përmes rritjes së taksave për të pasurit.

Një qasje të ngjashme u propozua edhe nga autoritet e Finlandës, e cila paralajmëroi vendosjen e të ardhurave themelore prej 800 eurosh në muaj për të gjithë shtetasit e vet nga nëntori i këtij viti.
Previous Post Next Post