Truri në përvojën në prag të Vdekjes

Truri në përvojën në prag të Vdekjes

Shkenca që studion çastet përpara vdekjes mendonte prej kohësh që zemra pushon, duke shkaktuar ndalimin e qarkullimit të gjakut dhe vdekjen e trupit. Por studime të reja tregojnë që kjo qasje mund të jetë e gabuar.

Në një studim të fundit të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, SHBA, shkencëtarët kanë studiuar aktivitetin e zemrës dhe trurit tek minjtë që ishin duke vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.

Ata zbuluan që truri i dërgon një seri instruksionesh të shpejta zemrës pikërisht përpara vdekjes, duke i shkaktuar dëm fatal organit jetësorë. Ndërsa, kur shkencëtarët i bllokonin këto sinjale nga truri, zemra mbijetonte më gjatë.

Kjo metodologji përfshinte ekspozimin e minjve ndaj dioksidit të karbonit ose me anë të injeksonit vdekjeprurës. Aktiviteti i trurit u skanua me rreze ultraviolet dhe u monitorua me anë të një ekrani, dhe kimikatet u matnin përgjatë eksperimentit.

Ndërsa zemra e minjve ndalonte, aktiviteti i trurit ishte i prirur që të sinkronizohej me atë të zemrës. Kur ky sinkronizim ndodhte, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin rrjedhjen e neurokimikateve, si dopaminën (e cila prodhon ndjenjën e kënaqësisë) dhe norepinefrinën (e cila prodhon ndjenjën e alarmit).

Kur kjo rrjedhje kimikatesh bllokohej duke prerë shtyllën kurrizore, pushimi i zemrës ngadalësohej. Kështu që këto kafshë mbijetonin tre herë më shumë se sa vdekja normale.

Ky studim ka implikime edhe tek njerëzit, mbase duke mundësuar jetëgjatësi për ata njerëz, zemra e të cilëve dëmtohet nga sinjale të njëjta të trurit.

"Njerëzit fokusohen në mënyrë të natyrshme tek zemra, duke menduar se nëse shpëton zemrën, ke shpëtuar trurin," thotë bashkëautori i studimit, Jimo Borjigin, neuroshkencëtarë në Universitetin e Miçigant në Ann Arbor.

"Duhet të ndash trurin nga zemra që të shpëtosh zemrën, gjë që është në kundërshtim me të gjitha praktikat emergjente mjekësore," tha Borjigin për Live Science.

Përafërshisht rreth 3,500 shqipëtarë vuajnë nga ataku në zemër për çdo vit, ku vetëm 7% prej tyre i mbijetojnë këtij incidenti të frikshëm. Por ky studim tregon se edhe nëse dikush pëson atak kardiak dhe nuk tregon shenja jete, truri vazhdon të funksionojë.

Borjigin mendon se "mbytja" e zemrës me sinjale nga truri supozohet se është një tentativë për të shëruar zemrën, dhe madje mund të jetë përgjegjëse për eksperiencat e pragvdekjes.

Por gjithsesi, shkencëtarët pranojnë se nuk e dinë nëse edhe trupi i njeriut do të reagonte në të njëjtën mënyrë.

Nëse shkencëtarët do jenë në gjendje që ta shkëpusin këtë lidhje zemër-tru përmes ilaçeve, atëherë do të hapen një sërë mundësishë të reja për të trajtuar pacientët me infrakt në zemër, duke u dhënë më tepër kohë mjekëve për t'i trajtuar ato, sipas Borjigin.
Truri në përvojën në prag të Vdekjes Truri në përvojën në prag të Vdekjes Reviewed by Marion Mardodaj on 1/07/2016 10:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.