Tiranë, nesër bileta e urbanëve bëhet 40 lek


Prej ditës së nesërme, 1 shkurt, banorët e Tiranës do ta paguajnë më shtrenjtë biletën e autobusit.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të marrë më 31 dhjetor me kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, bileta nuk do të jetë më 30 lekë të reja, por 40 lekë.

Aboneja mujore do të rritet nga 1 200 në 1 600 lekë. Aboneja për një linjë do të rritet me 300 lekë, nga 900 në 1 200 lekë. Studentët do të vijojnë të paguajnë si më parë për abonetë, 6 mijë lekë në muaj. Shoqata e Transportit Qytetas kërkoi rritjen me 70 lekë të biletës dhe kërcënoi me grevë. Bashkia reagoi menjëherë duke thënë se nuk do ta pranonte pa u përmirësuar shërbimi, por pak ditë më vonë u tërhoq edhe pse shërbimi mbetet edhe sot i njëjtë; autobusa të tejmbushur, mosrespektim oraresh, mospërdorim të kondicionerëve, mjete të amortizuar etj.
Tiranë, nesër bileta e urbanëve bëhet 40 lek Tiranë, nesër bileta e urbanëve bëhet 40 lek Reviewed by Marion Mardodaj on 1/31/2016 07:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.