Si, ushqimet Probiotike ndihmojnë të kontrollojmë Sheqerin në Gjak

Si, ushqimet Probiotike ndihmojnë të kontrollojmë Sheqerin në Gjak

 Një studim i fundit tregon që njerëzit me një ekujlibër ideal të mikrobeve të zorrën e trashë kishin nivel më të mirë të kontrollit të sheqerit në gjak dhe ishin më të prirur të ishin të shëndetshëm.

Studimi u bë në Universitetin Gothenburg, Suedi, dhe në të morën pjesë 39 vullnetarë. Këta u ushqyen me bukë me kokrra elbi për 3 ditë dhe pas kontrollit hëngrën për 3 ditë bukë të bardhë. Rezultatet treguan se kokrrat e elbit ua zhvillaun ndjeshëm vullnetarëve aftësinë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak, por kjo ndodhi vetëm tek disa individë.

Kjo për shkak të prevotellas, një lloj bakteri që shoqërohet me marrjen e sasisë së konsiderueshme të fibrave. Sa më shumë pevotella gjendej në zorrën e trashë të vullnetarëve, aq më pozitivisht iu përgjigjnin bukës me kokrra elbi.

"Studimet tona tregojnë qartë rëndësinë e ndërveprimit mes mikrobeve të zorrës së trashë dhe dietës, të cilat kontribuojnë në kuptimin tonë të metabolizmit në shëndet dhe sëmundjet. Këto rezultate mund të na ndihmojnë të shpjegojmë se përse reagimet ndaj  dietave të ndryshme nuk janë të njëjta tek të gjithë individët," thotë Prof. Fredrik Bäckhed i Universitetit të Gothenburgut.

"Është vërtetë mahnitëse të shohësh lidhjen mes mikrobeve në zorrë dhe fibrave të ndryshme, e kjo na ndihmon të zhvillojmë dieta më të individualizuara," tha Prof. Bäckhed.

Shkencëtarët tani po planifikojnë për të bërë studime të reja për të analizuar gjetjet e tyre dhe të identifikojnë dieta specifike për individë të veçantë.
Previous Post Next Post