13 Arsye se përse kryejmë Marrëdhënje Sekusale

Arsye se përse kryejmë Marrëdhënje Sekusale
Nga Todd B. Kashdan Ph.D.

 Mendojmë për seksin. Imagjinojmë për seksin. Shpenzojmë pambarim kohë dhe para në kërkim të seksit. Bëjmë seks. Realiteti është se mbijetesa dhe seksi janë të lidhura mes tyre, qoftë kjo SIDA, lindja e fëmijëve apo "vrasja" e nderit. Prandaj është e dobishme për të shpenzuar kohë mbi atë se çfarë shkencëtarët kanë mësuar për seksin.

Në vitin 1990, kryeredaktori i "Journal of Sex Research" shkruante se "brezat e ardhshëm nuk do jenë në gjendje ta kuptojnë se përse i është kushtuar kaq pak energji ndërtimit të një shkence që lidhet me sjelljen seksuale." Shkencëtarët, si shumë shoqëri, janë tepër të matur. Prandaj thuajse çdo model psikologjik i mirëqenies e injoron kur përmendet qoftë edhe një herë të vetme seksualiteti njerëzorë. Prandaj thuajse çdo libër i botuar vitet e fundit në të gjithë botën për seksin dhe mirëqenien, e injoron seksualitetin.

Njerëzit janë jashtëzakonisht kompleks. Ashtu siç nuk ekziston një arsye universale për të ngrënë sanduiç, po ashtu nuk ekziston një arsye racionale që njerëzit duhet të angazhohen në marrëdhënje seksuale përgjatë kohës, duke futur këtu edhe faktorët kulturorë dhe historik. Dëshiroj të ndaj disa pikpamje nga disa gjetje të kontestuara rëndë që kanë të bëjnë me motivet prapa të kryerit marrëdhënje seksuale.

Përse është e rëndësishme kjo? Sepse po të hedhim një sy të shpejtë në literaturën e para vitit 2007 do të gjejmë vetëm dy motive të thjeshta se përse njerëzit angazhohen në marrëdhënje seksuale - riprodhim dhe kënaqësi. Më pas, në vitin 2007, Dr. Cindy Meston dhe David Buss u thelluan më tej. Në një prej studimeve të tyre të para, ata u kërkuan qindra njerëzve mes moshave nga 17 në 52 vjeç që t'i ndihmonin për të krijuar një listë gjithpërfshirëse mbi arsyet se përse njerëzit angazhohen në marrëdhënje seksuale. Gjithsecilit iu dha një pyetje: Ju lutemi listoni të gjitha arsyet që mendoni, apo dikush që njihni ju se mendon mbi angazhimin në marrëdhënje seksuale në të shkuarën." Qysh në analizën e parë dolën në pah katër faktorë kryesorë dhe 13 nënfaktorë, të cilat po i listojmë në vazhdim.

Faktori 1. Fizik.
Nën këtë ombrellë të madhe hyjnë çlirimi i tencionit; kënaqësia, e cila ndonjëherë është hedonizëm i pastër pavarësisht çfarë thonë disa shkencëtarë të ngurtë; dëshirueshmëria fizike (kur ndonjëherë partneri ka një aromë joshëse); në kërkim të përvojës, kjo lidhet me praktikimin dhe zhvillimin e aftësive seksuale.

Faktori 2: Arritja e qëllimit.
Nën këtë ombrellë hyjnë resurset (përpjekja për të përvetësuar ato objekte që dëshirojmë), statusi social (lidhet me atë se çfarë njerëzit mednojnë për reputacionin tuaj); hakmarrja (dëshira për të lënduar dikë), dhe utilitarizmi (kur seksi përdoret për të përfituar në një marrëdhënje apo në karierë).

Faktori 3: Emocional.
Nën këtë ombrellë hyjnë dashuria dhe përkushtimi (një mënyrë për të mbajtur një afeksion të thellë) dhe ekspresioni (një ndër mënyrat bazike për të komunikuar...me partnerin).

Faktori 4: Pasiguria.
Nën këtë ombrellë futen rritja e vetë-vlerësimit (një strategji për të fituar fuqi dhe pushtet; detyra/presioni (çdo gjë që lidhet me detyrimin apo shtrëngimin nga një person tjetër) dhe "ruajtja e partnerit" (kur bën detyrën nga frika se mund ta bëjë dikush tjetër).
13 Arsye se përse kryejmë Marrëdhënje Sekusale 13 Arsye se përse kryejmë Marrëdhënje Sekusale Reviewed by Marion Mardodaj on 1/25/2016 11:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.