Loading...

Njeriu i së ardhmes mund të zhvillojë membrana në këmbë e duar - si peshqit


Dr. Matthew Skinner parashikon ndryshime klimaterike, një tjetër perjudhë akullnajore dhe kolonizimi i planeteve mund të bëjë që njerëzit të evolojnë në mënyra të habitshme.

Ndryshimet klimaterike mund të bëjnë që njerëzit të zhvillojnë membrana në duar dhe këmbë për t'iu adaptuar jetës nënujore, beson Skinner.

Skiner, paleontologjist, beson se njerëzit do marrin formën e peshqve për të kolonizuar komunitetet ujore, apo botët me ujë, nëse niveli i detit do ngrihet.


Për t'iu adaptuar jetës nënujore, kolonizatorët do zhvillojnë gusha artificiale për të nxjerrë oksigjen nga deti në mënyrë që të frymojnë, dhe do zhvillojnë kapakë syri transparent për të parë nën ujë, thotë Skinner.

Në një skenar të perjudhës akullnajore, hunda dhe fytyra e njeriut mund të zmadhohet në mënyrë që të mundsohet ngrohja e ajrit përpara se të thithet në nazofag, pjesa prapa hundës.

Skinner beson se mungesa e teknologjisë mund t'i bëjë njerëzit më të fortë për të mbijetuar, duke bërë që meshkujt të konfirmojnë dominimin fizik të tyre për të tërhequr femrat, siç bëjnë gorrillat në botën natyrale.
Njeriu i së ardhmes mund të zhvillojë membrana në këmbë e duar - si peshqit Njeriu i së ardhmes mund të zhvillojë membrana në këmbë e duar - si peshqit Reviewed by Marion Mardodaj on 1/17/2016 07:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.