Loading...

Ngacmimet seksuale në Gjermani - Largohet shefi i Policisë së Këlnit


 Shefi i policisë së Këlnit, Wolfgang Albers, është detyruar të tërhiqet sot nga posti i tij, pas kritikave për menaxhimin e situatës lidhur me sulmet seksuale në këtë qytet natën e Vitit të Ri, 2016.

 Ralf Jaeger, ministër i brendshëm i shetit, Westfalia Veriore, ku bënë pjesë Këlni, tha se ka kërkuar nga Albersi që të largohet me qëllim që të “ripërtrihet besimi i publikut”.

Zoti Albers është kritikuar pasi u zbulua se oficerët e tij ishin pak në numër dhe pa pajisje të duhura për ta parandaluar krimin. Në natën e Vitit të Ri në Këln ishin raportuar shumë raste të sulmeve seksuale kundër femrave dhe plaçkitje. Autoritetet gjermane thanë se i kanë identifikuar 18 azilkërkues në mesin e 32 të dyshuarve, të lidhur me dhunën e Vitit të Ri në Këln.
Ngacmimet seksuale në Gjermani - Largohet shefi i Policisë së Këlnit Ngacmimet seksuale në Gjermani - Largohet shefi i Policisë së Këlnit Reviewed by Marion Mardodaj on 1/08/2016 07:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.