Ndalohet për 6 ditë qarkullimi rrugorë dhe i motorrçikletave në Napoli

Ndalohet për 6 ditë qarkullimi rrugorë dhe i motorrçikletave në Napoli

 Autoritetet napolitane kanë bllokuar për thuajse një javë qarkullimin e makinave dhe  motorrçikletave  nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Shefi i policisë rrugore në këtë qytet Ciro Esposito thotë se kjo masë është pjesë e nismës më të madhe kundër ndotjes së ajrit.

"Masa e ndalimit të qarkullimit është pjesë e një sërë masash të ndërmarra nga administrata e bashkisë të nisura që nga 1 janar 2016, të cilat rregullojnë llojin e karburantit që mund të përdoret nga anijet e ankoruara në port, anijet e turistve, për të inkurajuar sa më pak përdorimin e karburantit për ngrohjen e shtëpive, dhe gjithashtu për të ndaluar qarkullimin e trafikut,"- theksoi ai.

Shkelësit do të përballen me ligjin. Masa të ngjashme janë ndërmarrë gjatë vitit 2015 edhe në qytete të tjera të Italisë si Milano dhe Romë.
Previous Post Next Post