Manipulimi Emocional - 7 Shenja

Manipulimi Emocional - 7 Shenja

  • Marrëdhënjet e shëndetshme bazohen në besim, respekt reciprok dhe siguri. E kundërta do të thotë manipulim emocional.


Çdo person duhet të ndjejë që ka vlerë e të dëshirohet pa kushte, të pranohet për çfarë është, dhe të jetë i/e çlirët të shprehë vulnaribilitetet dhe të metat.


Kjo është baza për një marrëdhënje të mirë, por sigurisht që jo të gjihtë ne i qëndrojmë besnik këtij ideali. Duhet të përdorim taktika pasive-agresive për të shprehur dhimbjen apo mosdakordësinë. Mund të themi gënjeshtëra të padëmshme për të mborjtur veten dhe për t'u përshtatur me dhimbjen dhe inatin. E kam bërë vetë këtë, dhe gjithmonë ndjej keqardhje menjëherë pas çastit kur fjalët dalin nga goja . E di që kjo sjellje nuk bën gjë për të ushqyer intimitetin dhe besimin.

Por në jetë ekzistojnë njerëz manipulatorë emocionesh dhe kontrollues. Përdorin sjellje pasive-agresive për t'ju kontrolluar apo bërë siç dëshirojnë ata. Manipulimi emocional mund të jetë delikat dhe zhgënjyes që bën të ndihemi konfuzë. Ose mund të jetë i zbuluar, ku frika, turpi dhe faji bëjnë të ndjehesh i topitur.

Sidoqoftë, manipulimi emocional nuk është i pranueshëm, dhe sa më shumë ta lejoni të vazhdojë, aq më shumë besim dhe konfidencë fiton manipulatori. Çdo mbetje e lidhjes së shëndetshme shkatërrohet, basi bazat e besimit, intimitetit, respektit dhe sigurishë shkërmoqen.


1. Jua kthejnë fjalën mbrapsht
Manipulatori e ka të vështirë të pranojë vështirësitë për sjelljet e tij, dhe shpesh nëse i kërkoni llogari për veprimet që kryen, do të gjejë një mënyrë që të shkaktojë tymnajë e të bëjë të ndiheni keq ose në faj.

Për shembull, mund të bëni një ankim të ligjshëm si "Jam mërzitur me të vërtetë që s'më ndihmove të pastroj shtëpinë në një kohë që ma ke premtuar një gjë të tillë." Në vend që të kërkojë falje për këtë veprim, manupulatori mund të thotë, "Nuk do të ma kërkoje kurrë këtë gjë nëse do ta dije se sa i/e lodhur jam. Përse nuk mendon një herë për mua."

2. Thonë diçka, dhe pastaj mohojnë çfarë kanë thënë
Manipulatori mund t'i thotë "po" një kërkese tuajën, dhe kur të vijë puna për t'u angazhuar, bëjnë sikur e kanë harruar që e kanë pranuar një gjë të tillë.

Derisa nuk e keni rregjistruar premtimin e tyre, nuk mund të provoni gjë. Një manipulator i zoti është i aftë ta manipulojë-transformojë bisedën në favor të nevojave të tij/saj në mënyrëm që të ngjajë si e harruar.

3. Përdorin kurthe faji për të të kontrolluar
Manipulatori gjen pikën e dobët tuaj emocionale dhe e lëndon atë derisa të dorëzoheni apo të ndjeheni tërësisht i/e rraskapitur.

"Bën gjithmonë sipas dëshirave të tuaj. Po ta dije se çfarë fëmijërie kam kaluar, nuk da të ma kërkohe asnjëherë këtë gjë:"

"E di që nuk mund ta përballoj një makinë të re. Por asnjëherë në jetën time nuk kam pasur një makinë të re. Mendoj se do jetoj përgjithmonë me këtë makinë. Nuk i meritoj gjërat e mira."

Manipulatori emocional është mjaft i zoti për të luajtur rolin e viktimës. Do thonë gjithçka që të bëhet sipas dëshirës së tyre.

4. I zvogëlojnë vështirësit dhe problemet tuaja
Manipulatorëve emocional nuk u bëhet vonë për problemet tuaja - derisa nuk u interesojnë.

"Mendon se je mërzitur në trafik sot? A ke menduar ndonjëherë se si ja bëj unë çdo ditë në trafik? Më ka marrë vite jetë. Madje të jeshë e kënaqur që kjo ndodhi sot, që nuk ke pasur angazhim tjetër."

5. I përdorin emocionet "prapa shpine"
Në vend që të jenë të drejtpërdrejtë, manipulatorët, që të jenë të ndershëm në komunikimin direkt përdorin metoda pasive-agresive. Mund të flasin për ju me të tjerët, mund t'i kërkojnë dikujt tjetër që të nxjerrë fjakët e tij/saj. Për shembull, një mik i tij apo asaj mund t'ju thotë se dëshiron të ndaheni. Mund t'i thotë se sa të pakënaqur ishit në dhomën e gjumit.

6. Jua thithin energjinë 
Manipulatorët kanë një mënyrë të tyre të të ecurit. Duan të kenë vëmendjen, dhe duan të sigurohen që të gjithë ta kenë vëmendjen tek ta kur janë të mërzitur, të inatosur apo të palumtur.

Zakonisht njerëzit janë të prirur t'i ndihmojnë të "ndihen më mirë". Në këto rrethana njerëzit mund ta pyesin manupulatorin "Jeni mirë? Çdo gjë në rregull?" Në fakt kjo është ajo çfarë manipulatori dëshiron, të ushqehet me keqardhjen dhe energjinë e të tjerëve.

7. Bëhen agresiv dhe të inatosur
Manipulatorët shpesh përpiqen të intimidojnë të tjerët me një gjuhë agresive. Qëllimi i tyre është të ushqejë frikë dhe shqetësim për të synuar dekurajimin e tjetrit. Për shembull, një burrë mund ta përdorë këtë taktikë kur guraja ka shpenzuar mjaftueshëm për pazare. Një gura mund të ngre zërin e të përplasë derën kur burri bën diçka që asaj nuk i pëqlen.
Manipulimi Emocional - 7 Shenja Manipulimi Emocional - 7 Shenja Reviewed by Marion Mardodaj on 1/22/2016 10:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.