Mançini e kërkon Rei Manajn tek Inter

Mançini e kërkon Rei Manajn tek Inter

 Trajneri i Interit të Milanos, Roberto Mancini ka shprehur dëshirën e tij për Inter Channel që lojtarët të mos largohen gjatë muajit Janar. Trajneri i zikaltërve theksoi se nëse futbollitët duan të vijojnë të luajnë me fanelën zikaltër do të jenë të mirëpritur. Mancini konfirmoi të njëjtën gjë edhe për Rei Manajn. “Uroj që të qëndrojnë të gjithë. Manaj?

Mund të qëndrojë akoma këtu, që të mësojë nga lojtarët e mëdhenj” – tha Mancini për Inter Channel. Rei Manaj i cili u afrua tek Inter gjatë verës ka luajtuar disa minuta në kampionat dhe 24 minuta në kampionat dhe një ndeshje në Kupën e Italisë.

Sulmuesi i ri i Kombëtares Shqiptare kërkohet nga disa klube të Serie A ku më i interesuari është Forsinone. Rei Manaj është cilësuar gjithmonë si një futbollist me të ardhme të ndritur nga Roberto Mancini.
Mançini e kërkon Rei Manajn tek Inter Mançini e kërkon Rei Manajn tek Inter Reviewed by Marion Mardodaj on 1/02/2016 12:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.