Joshja Fizike lidhet me Gjenet që Kontrollojnë Gjatësinë

Joshja Fizike lidhet me Gjenet që Kontrollojnë Gjatësinë

 Disa njerëz mund të besojnë se lidhjet mes çifteve janë plotësisht rastësi, por shkencëtarët kanë zbuluar së fundi një arsye aspak romantike. Zgjedhja e partnerit ndikohet nga gjenet, pjesërisht nga gjenet që lidhen me gjatësin, sipas një studimi të publikuar në Genome Biology.

 Një analizë e mbi 13,000 çifteve, zbuloi se gjenet që përcaktojnë gjatësinë, ndikojnë gjithashtu edhe në zgjedhjen e partnerit. 

Gjatë shekullit të fundit shumë studime kanë zbuluar se gjatësia ishte çelësi, kur bëhej fjalë për të përzgjedhur partnerin, por deri tani nuk ka pasur një shpjegim shkencorë për këtë. Ky studim zbulon trajtat individuale në lidhje me zgjedhjen e partnerit dhe rolin e variacionit gjenetik.

Kryesuesi i studimit, Albert Tenesa i Universitetit të Edinburgut thotë: Gjenet tona në nxisin që të zgjedhim partnerë të së njëjtës gjatësi. Gjetëm se rreth 89% e variacioneve gjenetike ndikojnë në zgjedhjet e preferencave të individëve në lidhje me gjatësinë e tyre dhe të partnerit të mundshëm, që do të thotë se ekziston një preferencë e brendshme tek njerëzit për të qenë të prirur të zgjedhin partnerë me të njëjtën gjatësi."

Gjatësia jonë përcaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve ambjental. Duke përdorur gjatësinë si model, studiuesit kërkuan të përcaktojnë nëse joshja seksuale nxitet nga gjenet që kontrollojnë preferencën për gjatësinë e partnerit.

Gjenet mund të përdoren për të parashikuar gjatësinë e partnerit. Tenesa thotë: "Duke përdorur gjenet për gjatësinë të njërit partner, ne vlerësuam gjatësinë e partnerit të zgjedhur me 13% saktësi. Ngjashmëria e partnerëve në gjatësi nxitet aparenca fizike e secilit, kryesisht e gjatësisë, në vend të ndikohet nga struktura shoqërore apo gjenetike të popullsisë ku jetojnë.

Ky studim i afron studiuesit pranë të kuptuarit të mekanizmit që udhëheq joshjen seksuale dhe mekanizmit që udhëheq variacionet njerëzore.
Joshja Fizike lidhet me Gjenet që Kontrollojnë Gjatësinë Joshja Fizike lidhet me Gjenet që Kontrollojnë Gjatësinë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/19/2016 10:49:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.