"Heshtja", vepër risi e artistit shqiptarë në Milano

Artisti bashkëkohor shqiptarë, Dritan Mardodaj, i cili vepron në Itali, do të marrë pjesë me një vepër të re në një event kulturorë të organizuar nga L'imputo (Gypi), një shoqatë e njohur kulturore që ndodhet në Lodi të Milanos, Itali, e cila operon në fushën e promovimit dhe organizimit të eventeve artistike dhe kulturore, nën iniciativën “Tagliamo Corto” (Ta presim shkurt).


Kjo iniciativë është në edicionin e saj të parë dhe ka për temë videot me metrazh të shkurtër, të cilat do të projektohen në qershor të vitit 2016 në ambientet e institucionit. Aplikimet për këtë event kanë filluar që në 8 janar, dhe regjistimet do jenë të hapura deri më 31 maj.

Vepra me titullin 'Heshtja', me një kohëzgjatje prej afro 3 minutash, ku artisti ka hulumtuar aspektet e ndryshme të heshtjes, me një linguazh metafizik/dadaist, linguazh ky i njohur në modus operandi edhe në vepra të tjera të autorit, përbën një risi në arenën e artit bashkëkohor në këtë fushë.

Detaje të tjera rreth kësaj vepre risi do të zbulojmë në ditët në vijim.
Previous Post Next Post