e Vërteta mbi prodhimet Ushqimore

e Vërteta mbi prodhimet Ushqimore

 Për çdo vit rreth 31% e ushqimit të disponueshëm shpërdorohet, kjo shkon në një vlerë prej 120 miljardë dollarësh të hedhura në koshin e plehërave në të gjithë botën. Kjo është një tragjedi e përmasave të mëdha kur mendon se sa njerëz vdesin nga uria për çdo ditë dhe se sa të tjerë mbështeten në ndonjë lloj asistence shtetërore vetëm për të blerë një thes miell për familjen.

Por shumica e ushqimeve hidhet për shkak të vjetërsimit, dhe kështu që nuk janë më të shishme apo të mira për t'u ngrënë, apo jo? Kjo nuk është çështja.

Herën tjetër kur të shkoni në market, do shihni "shitjet" sipas datave, për çdo produkt, që nga karamelet e deri tek vezët dhe mishi. Kur produkti është pranë skadencës apo ka filluar të humbasë freskinë, do shihni "ofertë", që do të thotë se ky marketi është bërë "zemërgjerë" dhe po ju ofron diçka "cilësore".

Në Shqipëri një sërë rastesh janë denoncuar kur firma të ndryshme prodhuese dhe imortuese kanë ndryshuara datat e skadencës. Problemi është shumë më i thellë.

Asnjë nga datat nuk ka të bëjë se nëse produkti është më i mirë. Por për konsumatorin ekzistojnë një sërë mjetesh të tjera që mund të përcaktojë nëse ushqimi është i mirë: duke e nuhatur, duke parë ngjyrën dhe viskozitetin apo strukturën në varësi të produktit.

Por e Vërteta është se, ekziston një panel "specialistësh" që përcaktojnë shijen e ushqimeve dhe pijeve, të cilët përcaktojnë se edhe për sa ditë këto produkte do ta ruajnë freskinë. Më pas këta "specialistë" bien në një konsensus të përbashkët në lidhje me kohën që produkti do vazhdojë të mbajë freskinë, dhe pasi produkti nis ta humbasë freskinë, atëherë vendoset data e skadencës.

Kjo është një procedurë standarde e vendeve të zhvilluara perëndimore.

Po në Shqipëri, ekzistojnë specialistë që të bien në konsensus...për të mirën e shëndetit publik, po të kemi parasyshë se si merren, minimalisht lejet që përmbushin parametrat për të hapur një biznes?
Previous Post Next Post