Bie në 28 dollarë për fuçi nafta

Bie në 28 dollarë për fuçi nafta

 Çmimi i naftës së papërpunuar Brent sot ka rënë nën 28 dollarë për një fuçi, që është niveli më i ulët prej vitit 2003. 


Konsiderohet se kjo rënie ka ndodhur për shkak se pas tërheqjes së sanksioneve kundër Iranit, ky vend pritet ta shtoj ofertën e naftës në tregun global. 


Tashmë Teherani i ka shpallur planet për rritjen e eksportit të naftës së papërpunuar për afro 500 mijë fuçi në ditë, që me gjasë do ta shtoj furnizimin e tepruar me naftë në tregun botëror. 


 Ky mbifurnizim ka shkaktuar që prej fillimit të këtij viti, çmimi i naftës ka rënë për afro 25%. Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i ka tërhequr sanksionet ekonomike ndërkombëtare kundër Iranit, të ndërlidhura me programin atomik iranian, pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vërtetoi se Teherani i kishte plotësuar obligimet e veta në harmoni me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, të arritur në korrik të vitit të kaluar.
Bie në 28 dollarë për fuçi nafta Bie në 28 dollarë për fuçi nafta Reviewed by Marion Mardodaj on 1/18/2016 02:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.