BB: Në 2016-tën Shqipëria dhe Kosova rritje ekonomike mbi 3.4 përqind

BB: Në 2016-tën Shqipëria dhe Kosova rritje ekonomike mbi 3.4 përqind

 Republika e Shqipërisë gjatë vitit 2016 do të shënojë rritje ekonomike prej 3,4 përqind, flasin të dhënat nga parashikimi i fundit i Bankës Botërore (BB) të publikuara në raportin e saj të fundit “Perspektivat Ekonomike Globale”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit në fjalë, zhvillimi ekonomik do të përfshihet nga një ecuri më dinamike në dy vitet e ardhshme, ku BB parashikon rritje ekonomike prej 3,7 në vitin 2017 dhe 2018.

Sa i përket vendeve tjera nga rajoni, Banka Botërore parashikon që Kosova dhe Maqedonia të kenë rritje ekonomike respektivisht prej 3.4 dhe 3,5  përqind, Mali i Zi 2,9 përqind, ndërsa Bosnje e Hercegovina 2,3 dhe Bullgaria me 2,2.

Pritjet më të vogla të BB-së janë për Serbinë e cila pritet të shënojë rritje ekonomike prej vetëm 1,8 përqind.

Rritja ekonomike në përgjithësi në rajonin e Europës  do të shënojë ulje të vogël krahasuar nga viti i kaluar prej 2,3 në 2,1 përqind, ndërsa arsyet për këtë sipas Bankës Botërore janë çmimet e ulëta të naftës mbi rajonin lindor.
Previous Post Next Post