7 Punë që do i Mbijetojnë Krizës së Ardhshme Ekonomike


  • Krizat ekonomike kanë ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht si rezultat i faktorëve të ndryshëm si luftërat, luhatjet e çmimit të resurseve të papërsëritshme si nafta, apo faktorët socialekonomik. 


Gjatë këtyre kolapseve ekonomike disa lloje punësh shuhen dhe të tjera lindin. Në këtë kontekst po paraqesim punët që mund t'i mbijetojnë krizës së radhës ekonomike botërore.


1. Transporti
 Kryesisht shoferët e kamionëve. Për shkak të ngadalësimit të ekonomisë, kjo nuk do të thotë se bizneset nuk do kenë nevojë për mallra që tua shpërndajnë dyqaneve me pakicë dhe konsumatorëve.

2. Energjia e rinovueshme
Çdo gjë që lidhet me energjinë e rinovueshme do vazhdojë të pësojë rritje, për arsyen e vetme se qeveritë, kompanitë dhe individët, të gjithë duan të kursejnë para.

3. Shitjet dhe tregtimi
Nuk ka rëndësi se për cilin biznes po punoni, apo nëse punoni për vete, shumica e gjërave nuk mund ta shesin veten e tyre. Në një kohë krize ekonomike, aftësia për të bindur njerëzit që blejnë diçka do jetë ndër më të kërkuarat.

4. Siguria
Nuk mund të fshihet fakti se në kohë krize ekonomike niveli i krimit pëson rritje. Kështu që çdo gjë që lidhet me sigurinë do pësojë rritje.

5. Mjekësia
Pritet që çdo punë në fushën e mjekësisë të dyfishohet dekadad e ardhshme. Rritja e kimikateve në prodhimin e ushqimeve po e rrit vazhdimisht gamën e sëmundjeve. Në fakt në kohë krize njerëzit i shmangen proçedurave mjekësore që nuk përbëjnë rrezik për jetën, si për shembull proçedurat dentare, por githsesi rritja në këtë sektor do vazhdojë pavarësisht klimës ekonomike. Jetojmë në një shoqëri të pashëndetshme, me një rritje të shpejtë të popullsisë në plakje, dhe kjo përkthehet në biznes për një kohë të gjatë.

Nuk është domozdoshmërisht e nevojshme të jesh doktor apo infermiere që të jesh i/e avantazhuar në këtë fushë. Ekzistojnë një sërë punësh në fushën e shëndetit që madje nuk kërkojnë të kesh as filloren, si ndihmës fizioterapist, plebotomist (punonjësit që përgatisin procesin për analizat e gjakut), asistent laboratori, madje spitalet kanë nevojë për roje sigurie, të cilët mund të paguhen më mirë se kolegët e tyre.

6. Prodhimi ushqimorë
Në një kohë krize ekonomike, do ishte ide e mirë të kesh një punë në një industri pa të cilën njerëzit nuk mund të ekzistonin. Pa dyshim që ushqimi hyn në këtë kategori industrie.

Megjithëse robotët në këtë industri i kanë reduktuar së tepërmi vendet e punës, janë ushqimet organike ato që do njohin rrijte të paparë gjatë dekadave në vazhdim.

7. Veset
Historikisht veset njerëzore kanë prodhuar dhe prodhojnë para. Por jo të gjitha veset mund të jenë fitimprurëse. Industria e bixhozit pësojë rënje gjatë krizës së fundit ekonomike. Duhani, alkooli dhe ushqimet e lira janë fitimprurëse. Shpesh kërkesa për marijuanë rritet në kohë krize, po të kemi parasyshë se sa shumë shtete e kanë legalizuar këtë bimë vitet e fundit.
Previous Post Next Post