4 Bimë që ndihmojnë për një Gjumë më të mirë


Gjumi i mirë është pothuajse sinonim i shëndetit të mirë. Dimë që trupi ynë kërkon të pushojë, por ndonjëherë të pushuarit mjaftueshëm është e pamundur. Stresi, kafeina, puna dhe lidhja jonë me teknologjinë mund të na pengojë të pushojmë mjaftueshëm në mënyrë që të funksionojmë normalisht mëngjesin pasardhës.


Sipas Centers for Diseace Control në SHBA, insomnia (pagjumësia) është një shqetësim serioz publik që ndikon në cilësinë e jetës për miliona qytetarë amerikan. Mungesa e gjumit mund të na shpjerë të humbasim kohë të çmuar në punë apo të na zërë gjumi ndërsa jemi duke ngarë makinën.

 Shumica e trajtimeve për insomnian janë të fokusuar në shmangjen e gjërave që mbajnë zgjuar, si kafeina, dhe duke rënë në shtrat në të njëjtën orë për çdo ditë. Trajtimet tradicionale ofrojnë gjithashtu një zgjedhje të rëndësishme në këtë drejtim.

Për ata që dëshirojnë të shmangin trajtimet mjekësorë për mungesën e gjumit, bimët janë një alternativë e rëndësishme dhe mbi të gjitha, natyrale; janë një alternativë pa shpenzime që ju ndihmojnë të bëni gjumë sa më të mirë. Ja 4 bimë që ndihmojnë në cilësinë e gjumit:

1. Trumza
Trumza është e njohur për përdorimin e saj si bimë aromatike që shkakton një gjendje qetësie. Efekti qetësues i trumzës ka filluar të përdoret ditët e sotme nëpër spitale për të qetësuar pacientët.

Një studim gjeti që aroma-terapia e trumzë e përdorur për 9 orë rresht zhvillojë ndjeshëm cilësinë e gjumit të pacientëve me sëmundje zemre.

Bima e trumzës kërkon rreze të konsiderueshme dielli dhe rërë të njomë. Piketoni një dritare nga ana e Juglindjes dhe nisni menjëherë të rrisni trumzë në shtëpinë tuaj.

2. Angushja
Studimet tregojnë që ekstrakti angushes ndihmon në cilësinë e gjumit, kryesisht kur merren doza të shumta për një perjudhë të gjatë kohe.


Angushja është një bimë e butë qetësuese. Rrënjët e thata të angushes përdoren gjerësisht për si çaj për një gjumë të plotë.

Megjithëse nuk është një bimë e zakonshme shtëpijake, angushja mund të mbijë të tokë të mirë drenazhuar dhe të mbahet në shtëpi në një pjesë ku bie dielli. Ka mjafton për të bërë një gjumë të shqetësuar. Pavarësisht se mund të prisni një pjesë rrënje, angushja do vazhdojë të rritet.

Angushja ka gjithashtu lule me ngjyrë të bardhë që përdoren si parfum. Lulet e freskëta mundet të shkaktojnë një gjendje qetësie që ju ndihmon të flini më mirë. Gjethet e angushes mund të prodhojnë një çaj të mrekullueshëm.

3. Lulesahati
Lulesahati është një lule e bukur ekzotike me ngjyrë të purpurt që mund të rritet në shtëpi. Kërkon shumë dritë por jo diret rrezet e diellit.


Rrënjët e lulesahatit mund të thahen e të përdoren direkt si një çaj relaksues. Mund të kombinohen me angushen për një gjumë të mirë. Lulesahati përdoret gjithashtu si një ilaç kundër ankthit. Në një studim, ekstraktet e lulesahatit ishin po aq efektive sa edhe ilaçi oxasepam në qetësimin e çrregullimeve të përgjithshme të ankthit.

4. Zambaku bardhë
Lulet e bardha të zambakut të bardhë janë të bukura për t'u parë, por kjo lule bën një punë të shkëlqyer në pastrimin e toksinave në ajër. Shtëpitë kanë shumë përbërës që çlirohen në ajër, që shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Zambaku i bardhë ndihmon në eleminimin nga ajri të benzenit, ksylenit, toluenit, amoniakut dhe triklorotilenit.

Duke eleminuar këto kimikate nga ajri, sigurisht që do bëni një gjumë më të mirë. Zambaku i bardhë është toksik ndaj njeriut dhe kafshëve, kështu që mbajeni larg fëmijëve; pëlqen dritën indirekte të diellit dhe lagështirën.
Previous Post Next Post