Loading...

Tre Zota monoteist të panjohur më parë

 Kur shumica e njerëzve mendonin në zotët monoteistik, e lidhnin këtë gjë me një mashkull me mjekër dhe potencialisht të ashpër, shtylla kryesore e feve abrahamike si Judaizmi, Kristjanizmi dhe Islammi. Zoti i Abrahamit krahasohet në mënyrë të thjeshtë me dualizmin e besimeve tradicionale iraniane, politeizmin e feve dharmike dhe panteizmin e paqartësisë dhe traditave të lindjes së largët. Por koncepti i një zoti suprem është kuptuar dhe manifestuar në mënyra të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës.

1. Hayyi Rabbi

Mandaeanët (aka Sabaeans) janë praktikues të një besimi abrahamik, dhe besojnë se feja e tyre është më e vjetër se judaizmi, kristjanizmi dhe islami, por që nuk e kanë përhapur aktivisht qysh në shekullin e parë pas Krishtit. Tani ata besojnë se e vetmja mënyrë për t'u bërë pjesëtarë i kësaj feje, është të kesh lindur brenda saj.

Zoti i tyre njihet si Hayyi Rabbi, të cilit i përkasin të gjitha vetitë absolute. Hayyi Rabbi krijojë të gjitha botët e universit dhe shpirtërat, të cilat u vendosën në trupa njerëzorë nga ëngjëjt. Kur shpirti gjendet në botën materiale, duhet të vuajë. Por si pjesë e një krijimi hyjnorë, shpirti duhet të bëjë vepra të mira e të konfrontojë djallin. Në vdekje shpirti pastrohet dhe kthehet në vendin e tij të origjinës.

Historia Saaeane e krijimit është intriguese dhe e kuptuar shumë vakët, përshkruan krijimin hyjnorë të universit dhe gjenezën e djallit:
Në emër të jetës, në emër të dijes së jetës dhe në emër të qenies së parë që ishte më i vjetëri dhe i parapriu ujit, rrezatimit, dritës dhe lavdisë, qenies që qau me zërin dhe fjalët e tij. Për shkak të zërit dhe fjalëve të tij, hardhitë u rritën dhe u bënë qenie, dhe u themelua jeta e parë në ndërtesën e saj.

Dhe ai foli dhe tha, "Jeta e parë është 6000 pafundësi vitesh më e hershme se sa jeta e dytë, dhe jeta e dytë 6000 pafundësi vitesh se sa jeta e tretë, dhe jeta e tretë është më e hershme 6000 pafundësi vitesh se sa urtha. The urtha është më e vjetër se sa e gjithë toka dhe 7 lordët e shtëpisë me 770,000 pafundësi vitesh. Është e pafundme."

Në atë kohë, nuk kishte tokë solide dhe nuk kishte banorë në ujërat e zeza. Djalli doli dhe u formua nga ato ujëra të zeza, nga i cili buruan mijëra mistere dhe pafundësi planetesh me misteret e tyre.

Libri i shenjtë i tyre është Ginza Rabba (Thesari i madh), i presupozuar se ju dha Adamit nga një kryeëngjëll që në fillim të botës. Në besimin Sabaean Zoti simbolizohet nga një kryq i mbuluar nga një pëlhurë të mëndafshtë. Kryqi përfaqëson shenjën e plusit dhe katër cepat e universit, dhe pëlhura simbolizon dritën e zotit.

2. Al Aaqal Al Kulli


Tre Zota monoteist të panjohur më parë

Anëtarë të sektit sirian Druze besojnë se zoti nuk është një entitet i ndarë por e gjithë ekzistenca është një shprehje e një zoti absolut. Besojnë se universi ekziston për shkak të natyrës hyjnore të zotit, derisa zoti krijojë imperativën hyjnore që krijojë universin.

Ekzistenca fizike është manifestim i zotit, dhe prandaj zoti është i jashtëzakonshëm apo mbi universin, dhe i brendshëm përnbrenda tij. Ndarja nga zoti përshkruhet si mungesë e dritës hyjnore, e cila quhet fatkeqësi (didd).

Ashtu si shumë fe abrahamike, Druze beson se shpirtërat njerëzorë migrojnë përmes rimishërimit. Parajsa dhe ferri janë koncepte abstrakte që nënkuptojnë distancën relative nga zoti, dhe qeniet njerëzore rimishërohen derisa bashkohen me "mendjen kozmike" (Al Aaqal Al Kulli).

Druze besojnë se zoti e rimishëroi veten e tij në botën materiale përmes Fatimid caliph al-Hakim. Ndërsa myslimanët besojnë se kalifi vdiq në vitin 1027, Druze besojnë se ai u zhduk dhe po pret të rishfaqet për të sjellë një tjetër perjudhë të artë.

Megjithëse al-Hakim ishte një mishërim i zotit në unitetin e tij, besohet se të tjerë qenie njerëzore mund të manifestojnë të tjera aspekte të zotit, përfshirë mendjen, shpirtin, botën apo pasqyrimin e pastër të së vërtetës, fuqinë mendore të vullnetit, dhe materializimin e vullnetit në botën materiale. Njerëzit që mishërohen në këto 5 aspekte të zotit njihen si pesë ministrat superior.

Shiva


Megjithëse ky emër është shumë i njohur në besimin hindu, njihet gjerësisht si zoti i krijimit dhe shkatërrimit brenda panteonit hindu. Forma arketipe e tij njihej si Rudra, që shfaqej si njeri me brirë dhe një fallus të erektuar, dhe i rrethuar nga kafshë, ku Shiva ishte protektori i tyre.

Pasuesit e degës Shaivite e quanin Shaiva-n Siddhanta, megjithatë, Shiva është natyra e perëndishme e fundit ndërsa perënditë e tjera janë thjesht manifestime. Kjo kombinoi konceptin e Shiva-s si një zot personal me konceptin e brahamian, hyjnisë së përsosur.

Në tekstin Tamil Tiru Murai, universi përbëhet nga tre substancave absolutisht të vërteta: Pati (Shiva), Pashu (shpirtra të gjallë), dhe pasha (universi material). Pashu dhe pasha ekzistojnë për shkak të Pati-, por të gjitha janë të përjetshme dhe nuk mund të krijohen apo shkatërrohen. Shiva është parë si e vetmja hyjni që mund të çlirojë njerëzit nga papastërtitë e materies dhe egos. Vishnu dhe Brahma, dy perënditë e tjera të mëdha në hinduizëm, janë parë në këtë sistem besimi që të jenë në varësi të Shiva-s dhe punojnë sipas udhëzimeve të tij. Shiva manifestohet si një zot personal përmes Shaktit, e cila konsiderohet gruaja e Shivas në terma tradicionale hindu, por është parë nga pasuesit e Shaiva Siddhanta si fuqia hyjnore e potencialitet, dëshirës dhe shpirtit krijues. Marrëdhënia e Shaktit dhe Shivas është përshkruar si e ngjashme me marrëdhënien ndërmjet një rreze dielli dhe vetë diellit.
Tre Zota monoteist të panjohur më parë Tre Zota monoteist të panjohur më parë Reviewed by Marion Mardodaj on 12/18/2015 08:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.