Rita Ora në krah të Andrea Bocellit me "What Child is This" (Video)

Rita Ora në krah të Andrea Bocellit me "What Child is This"

Rita Ora ka performuar së bashku me këngëtarin e famshëm italian, Andrea Bocelli mbrëmjen e djeshme duke mahnitur publikun italian dhe më gjerë në teatrin San Carlo në qytetin e Napolit. Këngëtari i famshëm italian, Andrea Bocelli, mbajti koncertin e tij të radhës duke prezantuar albumin e tij të radhës me titull "Il mio Cinema" (My Cinema), ndërsa Rita Ora ka qenë e ftuar nderi duke performuar me tenorin këngën “What Child Is This."



Performanca është transmetuar live nga kanali kombëtarë kryesorë italian Rai 1, e cila ka emocionuar tej mase të ftuarit.

Të pranishëm si të ftuar nderi në këtë natë, krahas Orës, kanë qenë dhe shumë yje ndërkombëtar si Sophia Loren, Ariana Grande, etj.

Albumi “Il mio cinema”, është publikimi më i fundit nga Andrea Bocelli, që përmbledh ripunimet e kolonave zanore më të bukura në kinemanë ndërkombëtare. 
Previous Post Next Post