Loading...

Protestë kundër "fragmentizimit" të Kosovës në Berlin


 Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së, kanë protestuar të shtunën para përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Berlin, ku kanë shrehur shqetësimin e tyre me zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi, njoftojnë zubjektet opozitare të Kosovës.

Pushteti aktual në Kosovë po e keqpërdor secilin institucion shtetëror,vetëm e vetëm që ta shtypë opozitën, ashtu që t’i realizojë në përpikëri projektet e Serbisë brenda Kosovës. “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cenojnë rënë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të shtetit tonë. Prandaj, nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Prandaj, do të angazhohemi deri në fund që t’i ndalim këto marrëveshje.
Qeveria e Kosovës është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin.

Ne si mërgatë, gjatë gjithë ekzistencës sonë kemi qenë faktor i rëndësishëm për nxitjen dhe mbrojtjen e interesave të atdheut. Edhe tani në kushte të reja po vazhdojmë veprimtarinë tonë, për të kundërshtuar fuqishëm dhe pa kompromis “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, duke përkrahur politikat e mirëfillta për zhvillimin e Republikës dhe të shtetit të së drejtës, pa dallim përkatësie etnike dhe duke mos e lejuar ndarjen e shtetit në vija etnike, të cilat do na kthejnë ne dhe Kosovën në shekullin e kaluar.

Më fund të kësaj proteste, pos fjalimeve të mbajtura në gjuhën shqipe dhe gjermane, një përfaqësues yni i dorëzoi përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës një shkresë me kërkesat tona, duke nënvizuar përgjegjësinë e Ambasadës së Kosovës për të përfaqësuar shtetit, dhe jo pushtetin, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga subjektet opozitare./r.m./
Protestë kundër "fragmentizimit" të Kosovës në Berlin Protestë kundër "fragmentizimit" të Kosovës në Berlin Reviewed by Marion Mardodaj on 12/20/2015 11:53:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.