Loading...

Më në fund: votohet ligji që dekriminalizon Parlamentin

Më në fund: votohet ligji që dekriminalizon Parlamentin
 Me 131 vota pro, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës, miratuan pasditën e sotme me konsensus, ndryshimet kushtetuese dhe Ligjin për Dekriminalizimin.

Ky ligj pengon emërimin apo kandidimin në poste të larta publike të personave me precedentë kriminalë.

Miratimin paraprak, për ndryshimet kushtetuese, e kishte dhënë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mënyrë që t’u hapej rruga votimit menjëherë të ndryshimeve në ligj.

E vetmja pikë që të dy palët nuk gjetën konsensus ishte testi i drogës, propozim i bërë nga Partia Demokratike, por që u rrëzua me votat e shumicës.

Parlamenti miratoi vetëm me votat e shumicës ndryshimet në Ligjin për Pushtetin Vendor, si dhe buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale.

Në seancën e sotme është betuar Mirela Ferracaku, Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka zëvendësuar Mark Frrokun që la mandatin.
Më në fund: votohet ligji që dekriminalizon Parlamentin Më në fund: votohet ligji që dekriminalizon Parlamentin Reviewed by Marion Mardodaj on 12/17/2015 10:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.