Kina miraton ligj kundër terrorizmit

Kina miraton ligj kundër terrorizmit

 Parlamenti i Kinës ka miratuar një ligj të ri kundër terrorizmit, i cili kërkon nga firmat e teknologjisë që të dorëzojnë të dhënat e ndjeshme te qeveria, si dhe lejon ushtrinë kineze të ndërmarrë operacione anti-terroriste jashtë vendit.

Ligji i ri, i miratuar sot, po ashtu kufizon të drejtën e mediave për të raportuar mbi detajet e sulmeve terroriste. Ligji hyn në fuqi më 1 janar.

Ai është kritikuar nga vendet perëndimore derisa ka qenë vetëm në draft, sidomos për dispozitat për internetin. Zyrtarët perëndimorë thonë se këto dispozita paraqesin kërcënim për të drejtat e njeriut dhe lirinë e të shprehurit. Zyrtarët kinezë kanë thënë se ligji i ri kundër terrorizmit është i nevojshëm për shkak të kërcënimit në rritje nga militantët dhe separatistët.
Kina miraton ligj kundër terrorizmit Kina miraton ligj kundër terrorizmit Reviewed by Marion Mardodaj on 12/27/2015 02:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.