Kina do ndërtojë qytet Nëntokësorë

Kina do ndërtojë qytet Nëntokësorë
 Mësohet se në qytetin Vuhan që gjendet në pjesët qendrore të Kinës do të ndërtohet qyteti nëntokësor më i madh i vendit.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua u njoftua se kompania për arkitekturë, dizajn të brendshëm dhe planifikim e quajtur "Skidmore, Owings and Merrill LLP (SOM)" me seli në SHBA është caktuar që të hartojë kompleksin nëntokësor në Vuhan, kryeqyteti i shtetit Hubey.

Zëvendëskryetari i bordit drejtues të projektit, Cien Cienyong duke theksuar se qyteti nëntokësor i cili do të quhet "Lugina Optike" do të ndihmojë përdorimin më efektiv të burimeve tokësore, tha se: "Lugina Optike e cila do të ndërtohet në juglindje të Vuhanit, pritet të jetë lehtësim për rritjen e mjediseve të jetesës, por edhe bllokimet e trafikut".
Previous Post Next Post