ISIS lufton me municione "Made in Albania"

ISIS lufton me municione "Made in Albania"
 Në depot e armatimeve të organizatës terroriste e Shtetit Islamik në Siri janë gjetur municione luftarake të prodhuara në Shqipëri dhe mendohet që municionet janë trafikuar nga vendi ynë.

Organizata “Conflict Armament Research” me bazë në Londër, e cila investigon zonat të konfliktit në botë, ka inspektuar depot e armëve të braktisura nga luftëtarët të Shtetit Islamik në Siri.

Nga ky zbulim rezulton se Shqipëria renditet në mesin e 21 shteteve që i kanë dërguar municione dhe armatime ISIS.

Municionet shqiptare janë zbuluar në baza të ISIS-it dhe janë gjetur aty para se Shqipëria të dërgonte armatime luftarake për ndihmë ushtrisë irakiane, raporton kjo organizatë. Vendimi i qeverisë shqiptare i gushtit 2014 për të dërguar armë në Irak erdhi pas kërkesës së NATO-s, për të ardhur në ndihmë këtij vendi në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.

Por armët e gjetura dyshohet se janë trafikuar ilegalisht nga Shqipëria dhe se janë prodhim i regjimit të kaluar komunist.
Previous Post Next Post