Loading...

Hapet Universiteti i dytë Shqiptarë në Shkup

Hapet Universiteti i dytë Shqiptarë në Shkup
 Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për hapjen e universitetit të dytë publik.

Universiteti do ta ketë selinë në Shkup dhe do ta mbajë emrin e humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

Ky universitet do të funksionojë konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjell cilësi dhe student të përgatitur.

Universiteti i ri shtetëror shqiptar në Shkup do të ketë pesë fakultete me 14 programe studimore.

Zhurnal mëson se pas themelimit të universitetit të ri do të fillojë zgjedhja e kuadrit arsimor.

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e dy fakulteteve në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Pedagogjisë me plotësim dhe ndryshim të ligjit për USHT-në.

Në mbledhjen e qeverisë janë ndarë mjete për ndërtimin e konviktit të studentëve në Tetovë dhe është rritur buxheti i Univertitetit Shtetëror të Tetovës, gjë që e bën institucionin e dytë të arsimit të lartë në Maqedoni përnga shuma e meteve që merr nga buxheti shtetëror, pas Universitetit të Shkupit. 
Hapet Universiteti i dytë Shqiptarë në Shkup Hapet Universiteti i dytë Shqiptarë në Shkup Reviewed by Marion Mardodaj on 12/20/2015 08:18:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.