Loading...

Gjermani, pilotët i nënshtrohen testit të drogës dhe alkoolit

 Pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në mars, ku si pasojë e rrëzimit të avionit të kompanisë Germanwings, humbën jetën 150 pasagjerë, Gjermania po shqyrton mundësinë e miratimit të një ligji i cili do ti nënshtrojë pilotët në kontroll nëse vallë kanë konsumuar lëndë narkotike ose alkool, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët shtetërorë vlerësojnë se ky propozim është i logjikshëm, mirëpo kërkojnë që aviokompanitë të zbatojnë kontrolle të rregullta.

Ligji do të propozohet vitin e ardhshëm, përkundër disa sindikatave të pilotëve të cilët e kundërshtojnë.

Airbusi A320 i kompanisë gjermane, u rrëzua në jug të Francës përderisa kryente fluturimin në relacionin Barcelonë-Dusseldorf. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga kutia e zezë, avionin e kishte rrëzuar kopiloti Andreas Lubitz.
Gjermani, pilotët i nënshtrohen testit të drogës dhe alkoolit Gjermani, pilotët i nënshtrohen testit të drogës dhe alkoolit Reviewed by Marion Mardodaj on 12/27/2015 08:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.