Loading...

Gjendet një monstër 200 vjeçare në shpellat e Kinës


 "Monstër" është një term relativ, në kuptimin që nuk ekziston një kuptim absolut se kush është një monstër, por një krijesë e zbuluar së fundmi në Kinë, mundet që deri diku t'i plotësojë kushtet e këtij termi. Bëhet fjalë një një salamandër gjigande shumë të rrallë që peshon 52 kg dhe ka një gjatësi prej 1.4 metrash, është 200 vjeçare. Është një salamandër e gjallë, për të cilën po kujdesen ekspertët.

Ky fosil i gjallë dhe i lashtë është zbuluar në rrethinat e Çonçingut nga një peshkatarë i quajtur Jang Jong...i cili përjetoi një nga ato eksperienca që çdo peshkatarë do ëndërronte. Ai ndaloi përpara një gjëje të butë dhe të rrëshqitshme, për momentin mendoi se mos ishte ngjalë elektizuese, e cila mund t'i rrezikonte jetën, por fatmirësisht ishte një salamandër gjigande. Jongu njoftoi menjëherë autoritetet përkatëse se bëhej fjalë për një peshk të rrallë që ishte sëmurë.

Në Kinë gjenden salamandra të vogla, por këto përmasa janë të rralla, pasi gjuetia ilegale, degradimi i tokës, viruset e ndryshme dhe një sërë faktorësh, nuk mundësojnë që kjo salamandër të jetojë 200 vjet, aq sa është edhe cikli i saj biologjik.


Salamandra gjigande ka jetuar e pandryshuar për rreth 170 milion vjet në një pjesë të mirë të Kinës, dhe ka një rol të rëndësishëm në folklorin kinez. Kjo salamandër quhej "ua ua yu - që do të thotë "peshk fëmijë"- sepse ulërimat e saj ngjajnë me me të qarat e një foshnjeje. Një shpjegim për simbolet yin dhe yang është se mund të jenë dy salamandra gjigande të ndërthurura.

Simboli yin-yang

Kjo lloj salamandre është reduktuar ndjeshëm për shkak të një sërë faktorësh, por punimi i tokës bujqësore të lagur për të mbjellë oriz, duket se i ka ndihmuar këto krijesa prehistorike të mos zhduken plotësisht.

Tregtimi i tyre në tregun e zi përbën një kërcënim serioz për to dhe nuk i lë të plotësojnë ciklin e tyre jetësorë prej 200 vjetësh, pasi kjo është një specie që konsumohet.
Gjendet një monstër 200 vjeçare në shpellat e Kinës Gjendet një monstër 200 vjeçare në shpellat e Kinës Reviewed by Marion Mardodaj on 12/13/2015 04:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.