Loading...

E Vjedh, më pas i shpëton Jetën

  Policia e Francës ka lëshuar një video ku tregon një hajudt duke vjedhur një burrë, dhe më pas i shpëton jetën.

Metroja e Parisit nxorri një video që tregon viktimën duke fjetur në një stol tek stacioni i trenit përpara se të vidhej.

Kur hajduti pikasi viktimën e përgjumur në stol, u ul pranë tij dhe nisi t'i vjedhi gjërat personale, më pas u largua.

Pak më pas, viktima u çua në këmbë, dha ashtu në gjumë siç ishte, nisi të ecte. U pengua në tehun e platformës dhe ra mbi shinat e trenit. Një tjetër burrë e pa të gjithë skenën, por nuk lëvizi as majën e gishtit për ta ndihmuar.

Dëshmitari okularë e pa viktimën që u rrëzua, dhe thjeshtë u largua, duke e lënë për të vdekur.



Në stacion mbërrin një tren dhe ndalon fare pranë viktimës së rrëzuar. Por ndodhi ajo që nuk pritesh, hajduti që pak çaste më parë i kishte vjedhur portofolin dhe gjërat personale, vrapoi me shpejtësi për të ndihmuar viktimën e tij.

Emmanuelle Oster, shefi i hetimit të transportit në Paris, u çudit nga rrjedha e ngjarjes.

"Ai e di që është një hajdut, dhe kjo e bën atë një djal të keq, por nuk është edhe aq i keq sa të lejonte djalin që më parë e kishte vjedhur, që ta shtypte treni," tha Oster.

"Ekziston një mësim filozofik që duhet mësuar këtu. Brenda çdo hajduti ekziston një qenie njerëzore, dhe brenda çdo spektatori, mund  të ndodhet një njeri i keq," tha Oster pasi pa spektatorin që u largua pasi pa viktimën.
E Vjedh, më pas i shpëton Jetën E Vjedh, më pas i shpëton Jetën Reviewed by Marion Mardodaj on 12/15/2015 11:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.