Ahmet Zogu pret kombëtaren e futbollit (Foto)

Ahmet Zogu pret kombëtaren e futbollit (Foto)

 Nuk dihet me saktësi se cili vitë është, por është e qartë se kjo foto është shkrehur përpara Parlamentit të sotën në fund të shkallëve të Akademisë së Shkencave.
Kjo foto është është postuar nga zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi. Është e qartë që është bërë kur kryeministër i Shqipërisë ka qenë Ahmet Zogu I. Hamendësohet të jetë bërë aty nga viti 1924.

Kjo foto tregon qartë rëndësinë që drejtues të shtetit shqiptarë i kushtonin sportit e veçanërisht futbollit. Siç shihet futbollostët e kombëtares janë në një takim me përfaqësues të lartë në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, apo pas një fitoreje ndoshta jo zyrtare.

Në këtë foto të postuar nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi duket ekipi kombëtar i futbollit i rreshtuar në një takim në Zogun qe duket te jete si nje takim para ne ndeshje te rendesishme ose pas nje fitoreje te arritur edhe pase jo zyrtare.

Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare para viteve '30, kombëtarja e futbollit ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompedicioni përpara se të fillonte).

FSHF-ja u krijua më 30 Qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 Qershor — 16 Qershor) dhe në 1954, ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s

Rëndësia që zyrtarë të lartë shqiptarë i kushtojnë sportit në përgjithësi futbollit në veçanti u konfirmua edhe me pritjen që i bëri kombëtsares kryeministri aktual, Edi Rama, pas kualifikimit të parë të Shqipërisë në kompeticionin më të rëndësishëm sportiv të kontinentit europian.
Ahmet Zogu pret kombëtaren e futbollit (Foto) Ahmet Zogu pret kombëtaren e futbollit (Foto) Reviewed by Marion Mardodaj on 12/27/2015 08:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.