Adoleshentë zbulojnë "Vezë Alienësh" në liqenin e ngrirë



Dy djem në Utah të SHBA-ve kanë regjistruar një video ku shfaqet një rreth misterioz i mbushur me objekte të ngjashme me vezët.



Ky fenomen i çuditshëm, që u zbulua nga dy adoleshentë në në mes të një liqeni të ngrirë, konsiston në një formë rrethore të mbushur me kristale të bardha të pashpjegueshme.

Në këtë video shihen dy adoleshentët që luajnë dhe ironizojnë mbi këtë formë të çuditshme, teksa i referohen si "vezë alienësh".

Sapo kjo video u hodh në internet, ka pasur reagime të ndryshme, dikush thotë se mund të jetë një pellg me ujë i ngrirë, një tjetër se mund të jetë një lloj kandili deti.

Të tjerë mendojnë se mund të jetë ndonjë fushatë reklame.

Gjeri tani nuk është dhënë aspak një shpjegim përfundimtarë nga autoritetet kompetente të SHBA-ve. 
Previous Post Next Post