6 ushqime që nuk na lënë të Flemë

Femër në shtrat duke parë orën

 Shumë njerëz mendojnë se të pirit e dy filxhanëve kafe përpara gjumit, mund t'ju lërë pa gjumë gjatë gjithë natës. Por nga ana tjetër, shumë njerëz nuk e kuptojnë se edhe ushqimet më të shëndetshme mund të na lënë pa gjumë me orë të tëra, dhe si rezultat bëjnë që të shtjmë në peshë duke akumuluar më shumë yndyrna dhe kalori, si dhe për shkak të stresit të shtuar nga mungesa e gjumit.

Sipas një studimi, në një vëzhgim mbi mungesën e gjumit dhe insomnias në më shumë se 1.1 milion pjesëmarrës, doli në pah se të fjeturit më pak se 7 apo 8 orë në ditë, kjo çon në rritjen në peshë. Prandaj, mund ta merrni të mirëqenë faktin që duke fjetur mjaftueshëm - nga 7 në orë në ditë - mund të eleminoni kilet e tepërta në trup dhe të shmangni ushqimet e pashëndetshme.

1. Zarzavatet me përmbajtje hekuri
Kush mund ta imagjinonte që brokoli dhe lulelakëra mund të na lënë tërë natën pa gjumë? Këto lloj zarzavtesh kanë një sërë mineralesh dhe fotokimikatesh që i shërbejnë shëndetit, përfshirë këtu edhe triptofanin, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës, që nxit gjumin. Por sidoqoftë, zarzavatet që përmbajnë hekur janë ndër më të vështirat për tu tretur, pasi përmbajnë sasi të mëdha të fibrës së patretshme, së cilës i nevojitet kohë të kalojë përmes sistemit të tretjes. Duke ngrënë këto zarzavate pak kohë përpara se të flemë, trupit i duhet të punojë mbi tretjen e ushqimit, në vend që të përgatitet për të fjetur. Kjo do të thotë orë të humbura në shtrat, pa fjetur.

2. Çokollata e zezë
Ndërsa çokolloata e zezë përmban një sërë antioksidantësh, e ul riskun e sëmundjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, madje edhe mbron lëkurën nga dielli, nëse konsumohet pat çaste përpara se të flemë, mund të na lërë një sërë orësh pa gjumë. Disa lloj çokollatash të zeza, përmbajnë aq shumë kafein, sa edhe një filxhan kafe; përmbajnë gjithashtu tirosine, një aminoacid që stimulon trupin, duke e bërë edhe më të vështirë të rënit në gjumë.

3. Mishi i përpunuar dhe djathi i vjetëruar
Shumë njerëz përtypin mbi këto asortimente përpara se të flenë, por megjithëse kanë shije të mirë, mund të na lënë pa gjumë. Mishi i përpunuar dhe djathi i vjetëruar përmbajnë një lloj aminoacidi që quhet tiramine, e cila në vetvete lëshon norepirefrinën, një stimulant që ndikon së tepërmi në pagjumësi.

4. Salca e domateve
Salca e domateve shoqërohet me shumë pjata, sidomos ato italiane, spageti, pica, lazanja, etj. Domatet përmbajnë një sërë vitaminash, antioksidantësh dhe mineralesh të rëndësishme që reduktojnë riskun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, por janë gjithashtu shumë acide, gjë që shkakton urth dhe vështirësi në tretje gjatë natës, kur trupi është i qetë. Përpiquni që të konsumoni domate disa orë përara se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të shmangni simptomat e zbaticës së acidit në stomak.

5. Mishi i kuq
Sipas një studimi, mishi i kuq zgjat më shumë se ushqimet me nivel të lartë të fibrave dhe të pasura me karbohidrate, për shkak se këto ushqime e sinjalizojnë stomakun që të zbrazet me ngadalë. Mesatarisht, hamësve të mishit u nevojitet 24 orë më tepër se të tjerët që ky asortiment të dalë nga sistemi dixhestiv, për shkak të nivelit të lartë të yndyrnave. Por sidoqoftë, nëse vendosni të konsumoni mish, mundohuni të shmangni mishërat e rëndë përpara se të flini, si mishin e viçit apo të derrit. Zgjidhni më mirë mishin e pulës ose të peshkut, që janë edhe më të lehtë për t'u tretur. Mos harroni që DIETAT ME PROTEINA TË SHUMTA lidhen me "apnean e gjumit" (kur gjatë gjumit frymëmarrja pushon për disa sekonda).

6 Ushqimet pikante
Njëjtë si domatet, ushqimet pikante mund të nxisin urthin dhe vështirësitë në trejte, duke e bërë gjumin e rehatshëm një mision të vështirë. Ushqimet pikante rrisin gjithashtu nivelin e metabolizmit dhe temperaturën e trupit, çka e bën shumë të vështirë të fjeturit. Nëse dëshironi të konsumoni ushqime pikante, bëjeni të paktën dy orë më parë se të shkoni në shtrat./Oculus News
Previous Post Next Post