Restoranti i shqiptarit më i miri i Nju Jorkut

Restoranti shqiptarit më i miri në Nju Jork
 Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm emigrantë të thjeshtë që punojnë për ta mbajtur veten, por tashmë janë edhe sipërmarrës që po çajnë në tregun e punës, madje edhe në fushën e gastronomisë. Një sukses vjen nga përtej Atlantiku.

Restorantet e Alban Benjamin Prelvukajt janë shpallur më të mirat e Nju-Jorkut për herë të dytë.
Ky është Nju-Jorku i madh dhe i zhurmshëm. E në mesin e tij, janë dy restorantet e një shqiptari të përzgjedhura per here te dyte si më të mirat e Nju-Jorkut. Pronari Alban Benjamin Prelvukaj nuk e fsheh kënaqësinë për këtë fakt. Pavaresisht se Konkurrenca ishte e fortë.

Ai thote se 80% e stafit qe punojne ne restorantin e tij jane shqiptare.

Gazeta “zagat”shkruan se Benjamin Steak House, i vendosur në hotelin Dylan, në pjesën lindore të rrugës 41 ka fituar 27 prej 30 pikëve të mundshme për kualitetin e ushqimit, ndërsa Sea Fire Grill, restorant i mishin dhe peshkut që gjendet në pjesën lindore të Nju-Jorkut.

Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak house janë pronë e ish-punonjësve të Peter Luger, dhe të dy institucionet kanë meny të dizajnuara për t’i kënaqur turmat në të cilët, mes tjerash paraqiten molusqet e pjekura, karavidhe, peshku i fërguar dhe biftekë. Dhe të dyjat vizitohen nga personat e njohur siç janë William Shatner dhe Kim Kardashian.

E ndërkaq edhe njëra prej gazetareve më të njohura në Amerikë, Cindy Adams, ka shkruar ne Tëitter se duhet të provoni ushqimin e Benjamin Steak House.
Restorantet e Alban Benjamin Prelvukajt janë shpallur më të mirat e Nju-Jork per dy vjet radhaz.
Previous Post Next Post