Loading...

Flamuri Shqiptarë në "Bota në 2016" tek "The Economist"


 Daniel Franklin ka parashikuar për vitin e ardhshëm që në edicionin e prestigjiozes “The ekonomist” të përfshijë edhe flamurin shqiptar.

Flamuri Shqiptarë në "Bota në 2016" tek "The Economist"

E ndërtuar mbi bazën e problemeve që i gjithë globi po përjeton në 2015-n dhe eventeve të planifikuara për 2016,  përpos liderëve botërorë në qendër të saj, në fund të kopertinës ndodhet edhe flamuri shqiptar.

Fotoja është publikuar në faqen e “The Economist” në Twitter. Më shumë se një foto, imazhi ka përmbledhur botën në një shkrepje, në të cilën janë përfshirë eventet kryesore që do të ndodhin në 2016.

Fanklin në artikull ka përmendur si ngjarje të rëndësishme zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidaturën e Hillary Clinton, Kampionatin Evropian 2016 dhe problemet në Lindjen e Mesme.

Ende nuk dihet domethënia e flamurit shqiptar në hartën globale të vitit të ardhshëm, dhe nesë kjo do të jetë kopertina përfundimtare e “Bota në vitin 2016”, por bazuar në tre fjalët më të cilat ai përshkruan vitin e ardhshëm, çështjet që do të mbizotërojnë në këtë edicion do të jenë, mjerimi, gratë dhe fitoret.
Flamuri Shqiptarë në "Bota në 2016" tek "The Economist" Flamuri Shqiptarë në "Bota në 2016" tek "The Economist" Reviewed by Marion Mardodaj on 11/21/2015 09:24:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.