Loading...

Athinë, digjet flamuri SHBA-së dhe Turqisë (Video)

Qindra qytetarë, që deri tani nuk janë identifikuar me ndonjë organizatë apo parti, sipas "Rusia Today", kanë protestuar për rrëzimin e avionit rus në kufirin turko-sirian.

Protestuesit e kanë shprehur mllefin dhe inatin e tyre ndaj NATO-s dhe vlerave euroatllantike duke djegur flamurin e SHBA-së dhe atë të Turqisë.

Madje ata shkuan në ekstrem me kërkesat e tyre, duke kërkuar që Greqia të dalë nga NATO.

Protesta përgjithësisht ishte jo e dhunshme, megjithëse prania e mjeteve të shumta policore dhe e policëve parashikonte përshkallëzim të situatës.


 Gjithashtu ata kanë dorëzuar në ambasadën turke në Athine një letër drejtuar presidenti Recep Tayyip Erdogan, të cilit i kërkohet që turqit të mos i afrohen përmendores së pilotëve grekë të vrare ne vitin 1996.
Athinë, digjet flamuri SHBA-së dhe Turqisë (Video) Athinë, digjet flamuri SHBA-së dhe Turqisë (Video) Reviewed by Marion Mardodaj on 11/27/2015 10:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.