Taksi-Robotë, Japonia teston makinat pa shoferë

Taksi-Robotë, Japonia teston makinat pa shoferë
 Japonia njihet si një nga vendet me inovative në botë në fushën e teknologjisë. Pas hapjes së hotelit të parë me androidë, ku kamarieri robot flet 4 gjuhë, vjen edhe shpikja më e fundit, ajo e taksive pa shofer.

Eksperimenti do të nisë në 2016 në bashkëpunim me qeverinë japoneze dhe nëse testet do të jenë të suksesshme, Taxi-Robot mendohet se do të dalë në 2020.

Ky shërbim do të ofrohet si fillim për rreth 50 vetë, të cilët do të testojnë taksinë pa shofer në një distancë prej 3 km. Makina pa shofer kryesisht do të qarkullojë në rrugët kryesore të qytetit, pa u endur nëpër rrugë dytësore, të cilat do të ishin më të ndërlikuara për sistemin elektronik të automjetit.



Prodhimi i një makine pa shofer po kthehet në tendencë në kohët e sotme. Gjigandi i webit Google, zhvilloi testet e para të makinës pa shofer në korrik të këtij viti, teste të cilat nuk rezultuan plotësisht të suksesshme, pasi makina e Google, duke qenë një robot i programuar, kishte disa vështirësi me shoferët që nuk zbatonin rregullat e qarkullimit.

Por përfaqësuesit japonezë të këtij projekti premtojnë se do t’ia dalin mbanë shumë shpejt, edhe pse shumë kritikë e konsiderojnë si të pamundur suksesin e Taxi-Robot.
Previous Post Next Post