Loading...

Suedia mbështet Integrimin e Shqipërisë në BE

Suedia mbështet Integrimin e Shqipërisë në BE
 “Suedia është pro zgjerimit të Bashkimit Europian, ndaj do të mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë”, theksoi sot i Ngarkuari me Punë i Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi, gjatë takimit me ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha.

Ambasadori Nidsi tha se “ne besojmë te zgjerimi i Bashkimit Europian, pasi mendojmë se ky proces është në të mirë jo vetëm të vendeve aspirante, por edhe të vetë Europës së Bashkuar, prandaj ju mbështesim në këtë aspiratë tuajën”.

Ministrja Gjosha duke e uruar z. Nidsi për detyrën e re i shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Suedia ka dhënë për procesin e integrimit e Shqipërisë, duke qenë një nga vendet e para të BE-së, që u shpreh pro marrjes së statusit të vendit kandidat.
Suedia mbështet Integrimin e Shqipërisë në BE Suedia mbështet Integrimin e Shqipërisë në BE Reviewed by Marion Mardodaj on 10/05/2015 10:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.