Receta e Sekretit të Bukurisë Japoneze

Receta e Sekretit të Bukurisë Japoneze

 Femrat japoneze konsiderohen gjerësisht të bukura, të gjalla e të freskëta, falë sekterit shekullorë të tyre - benefiteve të orizit.

Definitivisht, sekreti i bukurisë së tyre qëndron në këtë dhuratë të natyrës.

Orizi është jashtëzakonisht i pasur me acid linoleik dhe skualene, përmban antioksidantë të fuqishëm që stimulojnë prodhimin e kolagenit, i cili e ngadalëson jashtëzakonisht zhvillimin e rrudhave.

Skualeni i orizit mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit, madje orizi është i pasur me vitaminë E dhe gama oriznolom, elemente këto që mbrojnë zemrën dhe zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Fatkeqësisht, përveç japonezëve, shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të këtij fakti të provuar shkencërisht, veç japonezëve.

Kur vjen puna për përtëritjen, e lëkurës, orizi funksionon me të vërtetë për mrekulli, por është më mirë që ta provoni vetë këtë maskë të thjeshtë.

Kjo është një recetë e vjetër japoneze për një maskë të thjeshtë orizi, e cila do t'ua sheshojë rrudhat dhe ndryshojë pamjen.

Përbërësit: 3 lugë gjelle oriz, 1 lugë gjelle qumësht dhe një lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Përgatiteni në mënyrë të thjeshtë orizin dhe kullojeni, ujin në të cilin e keni gatuar mos e hidhni. Në pjatën e orizit të kulluar hidhni një lugë qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë, filloni ta përzieni mirë derisa të arrijë masën homogjene.

Uji ku keni gatuar orizin ka veti të fuqishme antioksidante. Hidraton lëkurën dhe stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në eliminimin e rrudhave dhe redukton inflamacionin.

Kjo maskë do t'ua bëjë fytyrën të shëndetshme dhe të hidratuar.

Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë trajtim të paktën një herë në javë.

Do të habiteni se si do dukeni në pasqyrë pas trajtimit të parë - të paktën 10 vjet më e re./Cuisine and Health/
Previous Post Next Post