Moti Keq - Përmbytje në Jug

Moti Keq - Përmbytje në Jug
 Moti i keq me rreshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka sjellë përmbytje të shumta, sidomos ne Jug të Shqipërisë. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Vlorës, ku disa nga lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit janë permbytur gjate oreve te nates. Per pasoje, është nderprere energjia elektrike në qytet dhe shumë fshatra përreth.

Nga reshjet e shumta te shiut ka patur rrëshqitje te dherave dhe gureve ne aksin rrugor Radhimë-Orikum, duke sjelle bllokimin e qarkullimit.

Situate problematike paraqitet edhe ne qytetin e Fierit, ku lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur banesa, lokale, dyqane të ndërtuara afër tij.

Burime te ndryshme bejne te ditur se paraditen e te dieles situata po shkon drejt normalizimit.
Previous Post Next Post