Mënyra për të Prerë Fijet e Manipulimit

Mënyra për të Prerë Fijet e Manipulimit

  Për ta përkufizuar, një manupulator është dikush që influencon ose tenton të influencojë sjelljen dhe emocionet e të tjerëve me qëllim për të përfituar vetë. Të gjithë e kemi bërë, dhe po ashtu kemi qenë viktimë e kësaj gjëje.

Shpesh të qenit të manipuluar mund të bëjë të ndihemi të dhunuar ose edhe të viktimizuar. Manipulatorët gjejnë mënyra kreative që na bëjnë të ndihemi në faj, kur nuk jemi dakord me kërkesat e tyre. Ata mund të gënjejnë, fshehin informacionin dhe madje të bëjnë shantazh emocional. Ata posedojnë një sërë taktikash manipuluese.

Për disa njerëz, manipulimi është strategjia bazë për të mbijetuar apo marrë atë që duan. E bëjnë, dhe madje arrijnë rezultate të mira, dhe vazhdojnë ta bëjnë. Manipulatorët manipulojnë, sepse munden.

Problemi me manipuimin nuk është se njerëzit manipulojnë, por njerëzit lejojnë veten e tyre të manipulohen. Nëse manipulatori nuk disponon më mënyra për të manipuluar dikë, do të kërkojnë të tjerë njerëz për të manipuluar ose mënyra të tjera për të marrë atë që do.

Ajo çfarë duhet të mbahet parasyshë është se jemi totalisht në dijeni të faktit se, nëse jemi manipuluar apo jo, kështu që ky është momenti që ta mbajmë gjithmonë kontrollin për të mos u manipulaur.

1. Njih mentalitetin e viktimës
Manipulimi ndodh kur nuk vepron dhe e lejon që të ndodhë. Ekzistojnë disa gjëra në jetë që na vendosin në rolin e viktimës, të cilat nuk mund t'i kontrollojmë, po të qenit të manipuluar nuk është një nga këto. Duke njohur rolin tonë në procesin e manipulimit, është hapi i parë për të prerë fijen.

Nuk jemi të manipuluar, atëherë kjo është tërësisht mbi ne, dhe varet nga ne për ta ndaluar. Kjo ndodh duke njohur që kemi aftësinë të kontrollojmë reagimet tona. Kur diçka nuk duket e drejtë, duhet ta frenojmë veten përpara se të diem dakord, duke thënë jo, apo të paktën angazhohuni për të mos thënë po.

2. Kini parasyshë se çfarë është më e rëndësishme
Është e lehtë të manipulohemi e të mbajmë mbi kurriz kauza që janë të rëndësishme për dikë tjetër, dhe nuk e kemi idenë çfarë do të thotë kjo për ne. Kur e dimë çfarë është e rëndësishme, jemi të aftë për të mbajtur një qëndrim. Është më e lehtë të rreshohemi me ato kauza që janë në të njëjtën linjë me vlerat tona.

Një "jo" e justifikuar është më e lehetë për t'u pranuar nga manupulatorët, për shëmbull "Jo, sepse jamë duke punuar për diçka më specifike." Kurse një "jo" pa substancë e fuqizon manipulatorin për të na vënë poshtë.

3. Kërko qartësi
Manipulatorët janë të aftë për çfarë bëjnë. Jamë mjeshtëra për të na shitur atë çfarë ne duam vërtetë të bëjmë. Një mënyrë e mirë për të prerë fijet është duke i pyetur ata se çfarë dobishmërie sjell kjo. Ata do frikësohem kur fillojmë dhe i kërkojmë qartësi, përfshirë se çfarë fitojmë po t'i ndihmojmë. Sepse manipulatorët bëjnë çdo gjë për veten e tyre, do ta kuptojnë se ne nuk jemi më një objektiv i mirë për ta, kur vemë në plan të parë nevojat tona.
4. Ji i/e vendosur
Shpesh është e vështirë t'i shpërtosh kthetrave të manipulatorëve, sepse janë shumë të zotë për të manipuluar. Nëse ua bëjmë të qartë që ajo çfarë ata kërkojnë bie në kundërshtim me interesat tona, ata sërish do tentojnë të na intimidojnë e të na vënë përfund. Por nëse do jemi të vendosur, mund t'i mposhtim në lojën që ata vetë kanë ndërtuar.

5. Praktiko dhembshurinë e vetvetes
Është e pamundur të jemi të vendosur e të qëndrojmë në vetvete nëse nuk besojmë dhe dashurojmë vetet tonë për çfarë jemi. Jemi të fortë dhe të zotë, dhe këtë gjë duhet t'ia dimë vetes. Sigurisht që bëjmë gabime, por derisa mësojmë nga këto gabime, atëherë po bëjmë gjënë e duhur. Meritojmë gjëra më të mira se sa të manipulohemi nga të tjerët, dhe jemi të aftë t'mos u japim atyre mundësinë të qëndrojnë të vërtetë në vlerat tona.

Mund ta parandalojmë veten nga të qenit të manipuluar duke mësuar grackat e tregut dhe duke identifikuar ata njerëz që po e bëjnë këtë gjë në jetën tonë. Ky është momenti kur fillon e bëhet i rëndësishme fakti për të identifikuar ata njerëz që kanë me të vërtetë nevojë për ne, dhe ata njerëz që thjeshtë na përdorin.
Previous Post Next Post