Mbështetet anëtarësimi i Kosovës në KE

Mbështetet anëtarësimi i Kosovës në KE
 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.   Më takimi, kryeministri Mustafa e ka informuar kryetarin Buquicchio, për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit dhe avancimin e proceseve tjera integruese euroatlantike, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit. “Kryeministri Mustafa shprehu gjithashtu rëndësinë që ka për Kosovën anëtarësimi në Komisionin e Venecias dhe angazhimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale.”  

Në anën tjetër kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka vlerësuar progresin “që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e Komisionit të Venecias për proceset në Kosovë.” “Ai po ashtu shprehu përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”/rel/
Previous Post Next Post