Ligji i Joshjes - 3 gjëra të paditura

 Shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të faktit se sa të fuqishëm janë në të vërtetë, madje as nuk janë në dijeni të këtij koncepit, nuk kanë të dhëna se nga t'ja fillojnë për të ndërtuar jetën që dëshirojnë. Ne shpesh qëndrojmë në kurthin e të njëjtës mënyre të të menduari. Një cikël negativiteti që qëndron në mendjen tonë, manifeston idenë se jemi të vetmit që na ndodhin gjërat e këqia, në vend që të krijojmë një botë ku të na ndodhë çdo gjë.

Ligji i Joshjes - 3 gjëra të paditura

Le të marrim mrekullitë për shembull. Është e thjeshtë të besojmë se kur ndodh një mrekulli apo ngjarje e pashpjegueshme, kjo nuk është gjë tjetër veçse një ngjarje e zakontë. Kjo për shkak se jemi mësuar të reagojmë së jashtmi. Duke e çuar dëm energjinë, ne reagojmë ndaj një ngjarjeje si të jashtëm, në vend të marrim përgjegjësi për manifestimin tonë kreativ.

Në një studim të bërë nga Richard Davidson, një neuroshkencëtarë nga universiteti Wisconsin, ai nxorri në pah se si mednimet tona kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetët tona të përditshme, ndërsa manifestojmë idetë që zgjedhim duke u përqendruar mbi to. Afirmojmë filozofinë e lashtë shpirtërore, që jemi pjesmarrës të vazhdueshëm dhe bashkë-krijues të realitetit tonë të përditshëm.

Davidson bashkëpunoi me Dalai Lamën, i cili mundësoi që 8 murgj budist të tij (më të kompletuarit në meditim) të marrin pjesë në skanimin e trurit të tyre.

Gjatë testimit, çdo murgu iu kërkua të përqendrohej në një temë të caktuar dhemshuria, lumturia apo gëzimi. Rezultatet rezultuan përtej imagjinatës së shkencëtarëve; ky studim konfirmoi se ekzistenca jonë fizike, drejtimi dhe sjellja e grimcave subatomike në tru ndryshon në varësi se ku e fokusomë vëmendjen.

Testimi rregjistroi valë gama ekstremisht të fuqishme në prefrontal kortekst, duke konfirmaur pa edhe më të voglin dyshim se mendimet tona krijojnë realitetin tonë.

 Murgjit në studim ishin tepër të arrirrë, me mesatarisht 40,000 orë meditim të përqendruar, në një mendësi të vetme. Murgjit kishin medituar për 40 vjet rresht. Gjithsecili kishte kalitur artin e vëzhgimit, ose kushtimit të vëmendjes, siç i referohet ndryshe shkenca.

Përse është e rëndësishme kjo

Në thelb, sa më shumë i shtrirë në kohë të jetë përqendrimi dhe fokusimi, aq më shumë do rrisni zotësitë manifestuese. Pra, në mënyrë që të bëjmë ligjin e joshjes të punojë për ne, duhet të kuptojmë se si lidhet mendja dhe trupi ynë dhe çfarë duhet të bëjmë, në mënyrë që mendimet tona të bëhen realiteti që vetë ne zgjedhim.

1. Filloni të bëni lidhje të reja 
Ne bëjmë lidhje të reja të tru përmes dijes së përftuar nga ingormacioni, filozofia dhe studimet. Çdo herë që angazhohemi në të mësuar, krijojmë një lidhje të re neurologjike. Kujtesa mbështet lidhjen dhe me në të përsëritjes neuronet mbajnë që qëndrueshme marrëdhënjen.

Ligji i joshjes më pas punon në të njëjtën mënyrë. Nëse për dy janvë rresht shpenzoni nga dy orë në ditë duke mendutuar dhe u fokusuar në një mendësi të vetme, si ana më e mirë e vetes suaj ose si e imagjinoni veten sa më të lumtur të mundeni, atëherë më pas do trajtnoni trurin të lidhet me kujtesën.

Duke përsëritur këtë version të fundit të vetes suaj, truri më pas do rregjistrojë mendimet dhe lobi frontal do t'i marrë ato, i fut në bankën e mendimeve duke projektuar kështu personin që do jeni në të ardhmen.

2. Rilidhni trurin
Në çdo moment 5 shqisat tona marrin informacione dhe i dërgojnë trurit një sasi të madhe informacioni të papërpunuar përmes 5 rrugëve të shqisave. Neuronet në tru më pas "ndezin" neurotransmetuesit, që na japin emocione dhe ndjenja bazuar në këto 5 rrugë të informaiconit.

Është e provuar tashmë që çdo herë keni një mendim, qoftë pozitiv apo negativ, bëni një lidhje apo reaksion kimik në trup. Njenjat dhe emocionet janë fundi i produktit i çdo eksperience, të vërtetë apo të imagjinuar; kur nuk përjetojmë ndonjë emndim të ri, do vazhdojmë të ndihemi në të njëjtën mënyrë.

Sa më shumë të mbajmë mendimet tonë, aq më shumë do mbërthejmë propabilitetin e manifestimit të të ardhmes së saj, qoftë pozitive apo negative. Nëse qëndrojmë tek format e mendimeve negative, ne mund t'i "theyejmë" këto forma negative duke u njohur dhe impementuar mendime pozitive që do të ndryshojnë kiminë e trupit. Ashtu si edhe çdo dhënje pas, trupit nuk i pëlqen fillimi dhe ka mungesë kimikatesh, dhe i dërgon trurit një sinjal. Kështu shpjegohet fakti se përse e kemi kaq të vështirë të thyejmë modelet negative të të mednuarit e të vazhdojmë të jetojmë me të shkuarën.

Kështu që përmes mendimeve tona, ne mund të ndryshojmë kiminë në trupin tonë duke mundësuar kështu t'i thyejmë vetë rendjen pas këtyre emocioneve negative, duke çliruar kështu veten tonë nga përsëritjet e cikleve negative.

3. Sigurohuni që trupi po i shërben mendjes
Ne ekzistojmë në një shoqëri ku mendja është shërbyese e trupit, duke bërë kështu që të jetojmë jashtë fatit gjenetik tonit, ku nuk ndodh kurrë asgjë e re.

Për të manitestuar realitetin tonë duhet të eliminojmë programimin automatik të trupit e mendjes sonë e të bëjmë lidhje të reja në mënyrë që trupi ynë të bëhet shërbyes i trupit, dhe jo e kundërta.

Për shembull, kur ndiheni të pasigurtë, filloni mendoni sipas mënyrës që ndiheni. Më pas, filloni të ndjeni që mënyra e të menduarit dhe të ndjerit bëhet bëhet mëyrë e të menduarit. Kur kjo gjë ndodh, mendje zhytet në trup dhe filloni të mendoni si një trup, dhe jo si një mendje; bëhet forma juaj e ekzistencës.

Në këtë situatë nuk mund të mendoni gjë tjetër përveç mënyrës se si ndjeheni dhe nëse mos vallë po ndiheni keq, apo po mendoni keq. Kur e këpusim këtë lak të të menduarit dhe të ndjerit, më pas mund të nisim të mendojmë si një mendje, duke u bërë qenie të ndërgjegjshme dhe e lartësojmë veten tonë në nivelin e krijuesit të vetë jetës sonë.

Si përfundim, kur ndryshoni mendimet tuaja DO TË ndryshoni edhe JETËN tuaj.
Previous Post Next Post