Itali - shpëtohen nga vdekja mbi 1800 emigrantë

Itali - shpëtohen nga vdekja mbi 18,000 emigrantë
  Më shumë se 1 800 persona, që ndodheshin në bordin e barkave dhe gomoneve, u shpëtuan dje gjatë gjashtë operacioneve në brigjet libiane, njoftuan rojat bregdetare italiane.

Nga 1 830 imigrantë, 717 u shpëtuan nga një anije e rojave bregdetare, ndërkohë që një anije tjetër shpëtoi 115 imigrantët të tjerë.

Në këto operacione morën pjesë gjithashtu dy anije ushtarake të huaja, anija irlandeze, Samuel Beckett që shpëtoi 242 persona dhe anija angleze ”Enterprise”, anëtare e mekanizmit evropian ”Eunavfor Med”, që iu erdhi në ndihmë 639 imigrantëve.

Më shumë se 430 000 imigrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun që prej muajit janar dhe rreth 2 750 kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Imigracionin.
Previous Post Next Post