Loading...

Ide Ekspertësh për Jetë të Shëndoshë Seksuale

Ide Ekspertësh për Jetë të Shëndoshë Seksuale
Nga Jill Hamilton
 "Ekzistojnë vetëm dy tragjedi në jetë: njëra është të mos marrësh atë që dëshiron, dhe tjetra është ta marrësh atë që dëshiron," thotë Oscar Wilde.

Pasioni është hileqarë, një gjë e pakapshme. Sapo "kapet", ndalon. Por përse shuhet, kur bëhet familjare me të? Përse ndodh kaq shpesh që marrëdhënjet intensive seksuale të përfundojnë në të mërzitshme, pa seks apo me fare pak. Përse nuk bëjmë më seks me njeriun tonë të zemrës, me partnerin e vlerësuar, si gjithmonë?

"Shqisat tona duan gjëra të reja. Ndryshimi i paralajmëron ato, dhe shqisat dërgojnë një sinjal në tru. Nëse nuk ekziston ndryshimi, nuk ekziston edhe risia, shqisat nisin të "flenë" dhe regjistrojnë pak ose aspak. Një gjendje konstante bëhet e mërzitshme, venitet, sepse shqisat janë zhvilluar duke dërguar sinjale vetëm për ndryshimet," shkruan Diane Ackerman në një studim të tij për shqisat.

Miku im Matthew, i cili beson fort në një gjë të tillë, thotë: "Sapo jeni me dikë, ai apo ajo bëhet familja jote. Dhe ju nuk doni të kryeni marrëdhënje seksuale me një person të familjes." Gjë që në fakt është mjaftueshëm e vërtetë.

Por mund ta ndizni sërish pasionin, të paktën sipas mendimtarëve më të mëdhejn të kësaj fushe, të cilët ofrojnë teori të ndryshme - ndonjëherë të rënda - dhe se si mund të aplikohen ato. Po të ndryshoni pak gjërat, shumë shpejt do q...i  sërish me anëtarin apo anëtaren tuaj të dashur të familjes - megjithëse në mendjen tuaj fjalinë e fundit mund ta perifrazoni ndryshe, do ta dëshironit vërtetë një gjë të tillë.


Marnia Robinson: Seksi i avasht, pa tentuar orgazmën, ndihmon në reduktimin e neurokimikateve.

Neorikimikatet që na bëjnë kaq mendjelehtë me vrullin e parë të dashurisë, zgjasin vetën dy vite. Pas saj, çifti ambjentohet, ose me fjalë të tjera, fillon të mërzitet. Në vend që të përpiqeni duke provuar pozicione të tjera apo duke veshur lloj-lloj kostumesh prej kllouni, ngadalësojini gjërat me anë të seksit përkëdhelës, një formë afeksioni, seksi sensual që përgjithësisht nuk rezulton në orgazëm. Ky lloj seksi, sipas Robinson, fuqizon lidhjet e të dashuruarve dhe çon drejt seksit më frekuent e të kënaqshëm. "Është njësoj sikur të mësosh të bësh dietë duke ngrënë më pak por zgjuarsisht, se sa duke u orvatur për të ngrënë pak," shkruan Robinson. "Truri im qëndron i gëzuar, sepse nuk tentoj të të fertilizoj," thotë burri im.

Praktika: Praktikoni vështrimin në sy të njëri-tjetrit për disa minuta, ose mbështeteni kokën tek gjinjtë e partneres dhe dëgjoni rrahjen e zemrës apo sinkronizoni frymëmarrjen.

2. Shmuley Boteach: Seksualiteti i femrës është më i thellë dhe zgjatë më shumë se i meshkujve. Përballë këtij realiteti, shumë burra frikësohen se nuk mund t'ja arrijnë, shkruan Boteach.

Por ata burra që janë mjaftueshëm të aftë të eksplorojnë, ekzistojnë një sërë kënaqësishë sublime që duhen zbuluar. "Ekziston një pjesë e jona, një pjesë e egër pasionante, instiktive, kafshërore, e brendshme, nuk është e prirur drejt normave sociale. Është pabesueshmërisht erotike të dëshmosh këtë pjesë të individit kur ajo zbulohet. Një mashkull që mund të zgjojë një femër në këtë nivel braktisës, është dëshmitarë i diçkaje të pabesueshme." shkruan Boteach. Ky sensualitet i thellë rrjedh në pjesën tjetër të jetës, duke i dhënë gjithçkaje një puls erotik.

Për të qëndruar me këmbë në tokë, Boteach rekomandon seksin tantrik, përfshirë orgazmën e vonuar për të zgjatur seksin, duke bërë një dialog adhurimi apo hyjnorë mes çiftit." Ky lloj seksi është gjithashtu kundër mërzisë.
Ide Ekspertësh për Jetë të Shëndoshë Seksuale Ide Ekspertësh për Jetë të Shëndoshë Seksuale Reviewed by Marion Mardodaj on 10/03/2015 09:37:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.