Loading...

Historike - Shqipëria në Euro 2016!

 Shqipëria fitoi mbrëmjen e sotme ndeshjen me Armeninë me rezultatin e pastër 0 – 3, duke siguruar kështu kualifikimin për Kampionatin Europian France 2016. Ndeshja u zhvillua në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, mes ekipit shqiptar, që luante gjithcka për kualifikimin dhe atij armen, i cili luajti pa një objektiv dhe dukshëm i pamotivuar.


Historike - Shqipëria në Euro 2016!

Ndeshja nisi me autogol nga një mbrojtës armen në minutën e 10 dhe pjesa e parë u mbyll me një gol tjetër nga shqiptari Xhymshiti. Në pjesën e dytë Sadiku shënoi golin e tretë, duke sjellë sigurinë e plotë që ekipi shqiptar i futbollit u kualifikua për herë të parë në një kampionat europian.

Fitorja me Armeninë fashiti mërzinë e opinionit sportiv për humbjen e Shqipërisë përballë Serbisë në Elbasan. Heshtja dhe protestat për atë humbje ia la vendin festimeve në kryeqytetin shqiptar, megjithë shiune rrëmbyer.

Skuadra shqiptare e drejtuar nga tekniku italian Giani de Biazi arriti të mblidhte të rëndësishme në grupin jo të lehtë përballë Portugalisë, Danimarkës, Serbisë, dhe Armenisë. Tre prej pikëve të këtij kualifikimi Shqipëria i mori nga gjykata sportive e Zvicrës pas ngjarjeve të dhunshme në stadiumin e Beogradit, ku ndaj lojtarëve shqiptarë pati dhunë fizike dhe kore raciste.
Historike - Shqipëria në Euro 2016! Historike - Shqipëria në Euro 2016! Reviewed by Marion Mardodaj on 10/12/2015 12:49:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.