Loading...

Franca paguan 0.25 për klm për cilindo që pedalon për në punë

Franca paguan 0.25 për klm për cilindo që pedalon për në punë
 E përditshmja “Le Figaro”, raporton se kush udhëton me biçikletë do të paguhet. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mjedisit, Segolene Royal, i cili tha se çdo kushdo që lëviz me biçikletë do të paguhet 25 cent për çdo kilometër. Rimbursimi do të paguhet nga punëdhënësi dhe ky i fundit do të përjashtohet nga taksat.

Ministri do të ndërmarrë veprime për të përmirësuar masat e sigurisë që mund ta bëjnë më pak të rrezikshëm çiklizmin në rrugët e qytetit. Përveç kësaj, do t’i duhet të merret edhe me problemin e parkimit. Kompanitë mund të jenë të detyruara të vënë në dispozicion të punëmarrësve një numër të caktuar të vendeve të parkimit të biçikletave.

Përfitimet nuk kanë të bëjnë vetëm për ata që tashmë kanë një biçikletë. Punonjësit që merren me dhënien e biçikletave me qira, mund të marrin një rimbursim të abonimit vjetor.

Ministria franceze e Transportit po konsideron gjithashtu rritjen e gjobave për shoferët të cilët do të parkojnë në korsitë e biçikletave, nga 35 deri në 135 euro. Paratë e mbledhura do të përdoren për përmirësimin e kushteve rrugore.

Ndryshme pritet të ketë edhe në kodin rrugor, ku edhe çiklistët do të duhet të respektojnë rregullat e reja. Kufijtë e shpejtësisë do të jenë të larmishëm sipas zonave të qytetit dhe do të vendosen në 20, 30 ose 50 kilometra në orë, në varësi të llojit të rrugëve dhe automjeteve të përdorura.
Franca paguan 0.25 për klm për cilindo që pedalon për në punë Franca paguan 0.25 për klm për cilindo që pedalon për në punë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/09/2015 09:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.