Loading...

Ekzekutohet Vrasësi i Komandantit të FNSH

Ekzekutohet Vrasësi i Komandantit të FNSH

 Gjatë gjithë natës forcat Speciale të RENEA-s, kanë mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes së komandantit të njësisë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta. Autori i krimit, Ruzhdi Aishta,  përgjatë natës, në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të RENEA-s. Kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës, tymuese e strune dhe i ka bërë thirrje të dorëzohet, por autori i krimit thirrjeve të policisë u është kundërpërgjigjur me zjarr të vazhdueshëm.

Në orën 07:10 të mëngjesit të sotëm, në kushtet e ndriçimit të plotë, efektivat e RENEA-s, i kanë bërë përsëri thirrje të dorezohet, por autori nuk është përgjigjur. Forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesë dhe në momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur në aneks të baneses dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj tyre. Efektivat i jane kundërpërgjigjur, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.
Ekzekutohet Vrasësi i Komandantit të FNSH Ekzekutohet Vrasësi i Komandantit të FNSH Reviewed by Marion Mardodaj on 10/04/2015 09:01:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.