Cilësi të Partnerit të Ndërgjegjshëm Shpirtërisht

 Keni menduar ndonjëherë se përse ndodh, që kur ecni në një dhomë, papritur e lëshoni tërësisht veten në prani të dikujt, që nuk e njihni? Sikur ekziston një forcë magnetike mes jush, që ju thith, ju sjell gradualisht pranë e më pranë njëri-tjetrit, derisa pa e ditur, humbisni në biseda përplot me energji seksuale.

Cilësi të Partnerit të Ndërgjegjshëm Shpirtërisht
Të gjithë posedojmë fuqi magnetike brenda nesh. Ashtu si edhe magneti, të gjithë shfaqim forcën e joshjes ndaj të tjerëve dhe mes të dashuruarve. Kjo fuqi megnetike përforcohet kur fiksohemi tek ajo diçka që na tërheq vërtetë vëmendjen.

Kur të mësojmë të përqafojmë këtë energji të fuqishme, mund ta përdorim për të vlerësuar ndërgjegjen tonë përmes veprimit të shenjtë seksual.

Një partner i ndriçuar është i vetëdijshëm dhe do përdorë të njëjtën energji magnetike për të ngritur përvojën në ato lartësi që nuk do e mendonit ndonjëherë. Sikur të kenë lexuar mendjen tuaj, pikat tuaja sensitive, pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja.

Nëse jeni një person jo i ndriçuar apo që nuk jeni në akord me energjinë tuaj, mund të jeni të vetëdijshëm se çfarë po ju ndodh aktualisht.

Pra, si mund ta dimë, përtjej seksit, që partneri është i ndriçuar?

1. Ata qëndrojnë në momentin aktual
Një partner i ndriçuar e kupton që seksi mund të jetë një përvojë meditative. Kontrolli i frymëmarrjes, për të tërhequr shqisat dhe përqendrimin. Kur jeni me një person të ndriçuar, mendja tyre nuk luhatet.

Mendojnë vetëm për atë që përjetojnë në moment. Ndan energjinë dhe prekjet sensuale. Ndizet kënaqësia e bashkimit të trupave, duke u bërë një me qëllim ngjalljen dhe ekujlibrin.

2. Seksi nuk lidhet, vetëm me seksin
Një partner i ndriçuar e di që nuk ekziston koncepti i fundit të lojës në seks, dhe as nevoja për nxitim.

Kur bëhet lidhja intime, seksi bëhet gjithnjë më i varur nga lidhjet emocionale, psikologjike dhe shpirtërore.

3. Ata shohin thellë në sytë tuaj
Një partner i ndriçuar dëshiron të shohë shpirtin tuaj dhe të lidhet me të. Duke parë thellë në sytë e partnerit tuaj, mund të ndërtoni urën e lidhjes nga shpirti në shpirtë, dhe më pas energjia rrjedh lirshëm.

4. Nuk janë egoistë
Një person që përgjithësisht është egoist, ka të ngjarë të jetë egoist edhe në shtrat. Një partner egoist nuk mund të lidhet emocionalisht me ju dhe do qëndronte në një pozicion të favorshëm për veten e tij.

Një partner i ndriçuar do t'i merrte gjërat shtruar e do të përqafonte një sërë pozicionesh, për të fituar rrjedhën e duhur të energjisë.

Kjo bëhet edhe për t'u siguruar që të dy partnerët po shijojnë seksin si një diçka që s'duhet të përbëjë mundim.

5. Energjia e tyre është magnetike
Një partner i ndriçuar mund të luaj me energjinë e trupit tuaj. Duke përdorur energjinë pozitive dhe negative për të ngarkuar dhe shkarkuar energjinë nga çakrat e shenjta tuaja, duke e zhvendosur për sipër shtyllës kurrizore me qëllimin për ta çliruar përmes tabanit të kokës./Cienceofspirit/ 
Previous Post Next Post