Loading...

Çfarë s'duhet pranuar në një Marrëdhënje

Çfarë s'duhet pranuar në një Marrëdhënje
  Marrëdhënjet janë të vështira. Në fakt, sipas Lisa Blum, psikologe klinike në Kaliforninë e Jugut, "Një marrëdhënje e fortë dhe jetëgjatë, duhet jashtëzakonisht shumë punë për ta arritur."

Ideja jonë zakonisht vërtitet rreth marrëdhënjes "perfekte", dhe kjo shpesh na çon të angazhohemi shumë për ta ndryshuar. Është e thjeshtë për të humbur sinjalin e qëllimit - i cili duhet të jetë një jetë e lumtur së bashku. Ndonjëherë, ne pranojmë gjëra që nuk duam, për të "mbajtur paqen".

Asgjë nuk është perfekte, dhe marrëdhënjet janë komplekse. Kështu që është e dobishme të jemi të ndërgjegjshëm rreth gjërave që mund të pranojmë dhe gjërave që nuk mund të pranojmë...

1. Mos pranoni sjellje që thyejnë besimin
Ekziston një arsye se përse besimi është më i rëndësishmi - sepse besimi është më i rëndësishmi në jetën e përditshme. Besimi është themeli mbi të cilin është ndërtur një marrëdhënje, dhe mosbesimi zakonisht e shkatërron atë. Asgjë nuk e dëmton më shumë marrëdhënjen se sa të qenit mashtrues.

Kur ju i besoni dikujt, dhe ai/ajo e thyen vazhdimisht besimin tuaj, nuk është faji juaj, por i tij. Është e natyrshme të fajësoni veten për faktin se i keni besuar dikujt që e ka thyer besimin tuaj, por nuk ekziston arsye racionale të ndiheni fajtorë.

Vetëm përmes përvojësh mund të përcaktojmë nëse dikushu është apo jo i/e besueshëm; në çdo rast, do mësosh gjëra të rëndësishme.

2. Pushoni së pranuari energjinë negative
Një marrëdhënje pozitive duhet të jetë frymëzuese, t'ju lërë të frymëzuar për takimin e radhës. Nuk duhet të lejoni çdo takim me dikë që ndihet i tharë dhe negativ, dhe sigurisht që nuk duhet ta pranoni këtë energji negative.

Nëse arrini në një pikë ku aspektet pozitive të një marrëdhënjeje bëhen sporadite, kjo është koha e duhur të lëvizni. DO të arrini në një pikë që do donit ta shmangni personin, por duke shpresuar të mbani marrëdhënjen. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por njerëzit e bëjnë gjithë kohës. "Ndoshta do bëhet më mirë", mendojnë shumë njerëz. Ndoshta, por kjo nuk është një marrëdhënje normale, e shëndetshme dhe funksionale.

3. Pushoni së pranuari përtacinë
Në mënyrë për të qëndurar të lumtur në një marrëdhënje, duhet që si fillim të jini vetë të lumtur. Kur jeta bëhet e gjallë dhe plot tension, bërja prioritet e të stërviturit bashkë mund të jetë një sfidë e madhe. Ekzistojnë me mijëra arsye që të shmanni punën tuaj, por si ju bën kjo të ndiheni - ndoshta të ngadaltë, apo përtacë? Këto nuk janë ndjenja të mirëseardhura në një marrëdhënje.

Duke u ushturar së bashku fizikisht, është një mënyrë e mirë për të ndërtuar një marrëdhënje të fortë. Çiftet që ushtrohen së bashku do i shohin shumë shpejt benefitet në shëndet, madje to të surprizoheni se si lidhjet tuaja emocionale do të bëhen më të fuqishme.

4. Pushoni së pranuari konkurrencën
Ndoshta keni një objektiv të përbashkët, për të rënë 10 kile nga pesha përpara se të vijë vera, dhe kështu që filloni të stërviteni e të hani më mirë së bashku. Shumë shpejt, do vini re se partneri do humbasë më shumë kilogramë se sa ju, kështu që ju do mundoheni t'ja kaloni. Si përfundin, kjo garë kthehet në një rreth vicios, në vend që të ishte një objektiv i përbashkët.

Qëndroni suportiv dhe inkurajues ndaj personit tjetër, në mënyrë që të bëjë më të mirën e tij, dhe njëkohësisht bëni përpjekjet maksimale për veten tuaj.

5. Pushoni së besuari se duhet të ndryshoni ndaj personit
Nuk duhet të ndjeni kurrë nevojën që të jini një tjetër person thjeshtë për t'i bërë qejfin dikujt. Mbi të gjitha është rraskapitëse, dhe është një shenjë që marrëdhënja nuk është konsensuale. Ekziston një element i këtij personi që nuk i përshtatet personit që ju jeni.

Nuk ka rëndësi nëse personi ju a thotë që është i pakënaqur nga ju apo ju e ndjeni së brendshmi që duhet të ndryshoni në mënyrë që ai/ajo t'ju pranojë. Ajo çfarë është e rëndësishme, është se nuk do ndiheni mirë duke mos qenë vetja juaj e vërtetë, gjë që nuk duhet të jetë e pranueshme në asnjë rrethanë.
Çfarë s'duhet pranuar në një Marrëdhënje Çfarë s'duhet pranuar në një Marrëdhënje Reviewed by Marion Mardodaj on 10/04/2015 08:49:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.