Çfarë është demokracia?

Disa ide janë të vështira të përtypen për shkak se kanë fare pak të bëjnë me të vërtetën. Nevoja jonë psikologjike për përkatësi vendos limite në atë çfarë mund të themi. Shqetësohemi se kish do dëgjojë? Nevoja jonë për të afirmuar identitetet tona e kufizon atë që mund të besojmë. Këto limite shpesh funksionojnë në mënyrë të pandërgjegjshme në mendjen tonë.

 Çfarë është demokracia?
Nga Ken Eisold, Ph.D.
Pamë një shembull të mirë të kësaj në intervistën e Xhim Karterit kur bëri deklaratën shokuese: "Tani jemi kthyer në oligarki, jo demokraci." Demokracia është një nga ato ide që e marrim si të mirëqenë. Për shkak se votojmë, kjo është demokracia, apo jo? E vështirë të mendohet ndryshe.

Por Karter ka një shpegim. Sipa përkufizimit të thjeshtë të uikipedias: "Oligarkia është një formë fuqie e strukturuar ku fuqia qëndron në një numër të vogël njerëzish." Duke qenë se ka vëzhguar 100 palë zgjedhje në 38 shtete që nga viti 1989, mund të themi se Karter është një ekspert zgjedhjesh. Më pas, ai konkuroi për president të SHBA-ve, kjo rezultoi me sukses dhe pa sukses, dhe kjo pas një karriere në Xheorxhia. Ka të ngjarë që të mos jeni dakord me këtë këndvështrim, por ai e njeh demokracinë nga brenda dhe është më i çlirët kur flet.

Në atë intervistë, Karter thotë: "Qeveria jonë është një "Oligarki, me korruosion të pamasë politik, që është thelbi i nominimit për t'u përzgjedhur si president."

Është një gjuhë e ashpër, ndoshta edhe ekspertë të tjerë mund të kenë qenë në të njëjtën mendje. Tomas Piketi vuri re "shkarjen drejt oligarkisë", po ashtu edhe sociologu Martin Gilen nxjerr në pah në studimin e tij, afluencën dhe influencën, që shumica e votuesve shumë rrallë e marrin atë që duan, kanë pak influencë në politikat publike. Më pas kemi librin e e "Dimrit" të Xhefrit që ilustron se si "oligarkia civile" nxjerr në pah formën e saj të kamur nga nevoja për të ndërtuar ushtri dhe fortesa për të ruajtur pasurinë e saj. E vetmja gjë që oligarkët duhet të bëjnë është të sigurojnë kontrollin e procesit politik. Ndryshe, pasuria e tyre do të konfiskohej.

Pra, bërja e zgjedhjeve nuk siguron "demokracinë", por ne në mënyrë rituale konfirmojmë se jemi një, se jemi ndërtuar për një. Këtë mund ta quajmë një iluzion, por nuk duket me vend në raport me kontratën që lidhim me ata për të cilët votojmë. Është çështje e besimit të grupeve të cilëve i përkasim, grupeve që ndërtojnë sistemin tonë politik.

Do t'u zemëronim nëse do mendonim ndryshe, dhe do të nxisnim kryengritje nëse do qëndronim më seriozisht këtu. Më e rëndësishmja, është ajo që mbron kontrollin e oligarkëve, sepse nëse nuk mund të mendojmë për të, nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar atë. Komenti shokues i Karterit, thjeshtë u zhduk.

Politika është përplot me të tilla ide, që është edhe një arsye se përse është kaq e vështirë të qenit kandidat për një zyrë. Ashtu siç Karteri tha në intervistën e tij: "Nuk ka shans të nominohesh për president nëse nuk ke ngirtur më parë një fond prej 200 milion aop 300 milion dollarësh, apo më shumë."

Por ky është vetëm fillimi. Si mund t'i afrohesh një elektorati të frikësuar për të menduar në këtë mënyrë?
Previous Post Next Post