Loading...

Arrestohet Ismail Morina në Tiranë

 Policia e Tiranës arrestoi sot tifozin më të njohur të Shqipërisë, Ismail Morina, për armëmbajtje pa leje dhe tre shokë të tij, 20-22 vjeçarë.


Në trupin dhe në automjetin e Morinës, i njohur edhe si Ballisti, policia gjeti dy armë revolver pa leje: - njëra pistoletë tip Zastava me 6 fishekë atij iu gjet në xhep, ndërsa pistoleta tjetër tip TT me 30 fishekë iu gjet në makinë.


Policia pohoi se në mjetin e tij u gjet edhe një gëzhojë fisheku dhe një tufë biletash sporti, të cilat fillimisht u dyshuan se ishin të falsifikuara.

I riu Ismail Morina u bë i famshëm për një natë, sapo mori përsipër se ngriti dronin me figurat historike shqiptare mbi stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja e futbollit Serbi - Shqipëri.
Veprimi i tij shkaktoi zhurmë të madhe dhe një seri gjyqesh sportive, ku u dënuan federatat e të dy vendeve.

Ai i ka deklaruar shtypit amerikan se pas asaj mbrëmje nuk ndjehej më i sigurtë dhe mbante armë për vetëmbrojtje.

Ismail Morina njoftoi në mediat e internetit se kishte siguruar një biletë të personalizuar për të ndjekur ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, përkundër deklarimeve të drejtuesve sportivë se nuk do të dëshironin që ai të hynte në stadiumin e Elbasanit.

Policia ka marrë masa të shumta në Tiranë dhe në Elbasan për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes nesër.
Arrestohet Ismail Morina në Tiranë Arrestohet Ismail Morina në Tiranë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/07/2015 09:01:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.